Dëbora zbardh Qafën e Thores dhe Vermoshin, ARRSH: Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme! Borëpastrueset janë në terren

Reshjet e dëborës kanë mbuluar Qafën e Thores dhe Vermoshin në qarkun e Shkodrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, i cili përveç banorëve, përdoret edhe nga turistët të cilët zgjedhin ta vizitojnë zonën për turizëm alpin.

ARRSH bën me dije se deri tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×