Në gjykim për “Shpërdorim detyre”/ Sot seancë në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, ja çfarë deklaroi avokati mbrojtës

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon dënimin me 2.8 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook