“Asgjë nuk do ndalë revoltën qytetare”/ Balliu: Arrestimet e qytetarëve janë akt kriminal

Klevis Balliu, koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas mbylljes së protestës të PD-së sot.

Balliu shprehet se asgjë nuk do e ndalë revoltën qytetare. Ai shton se arrestimet e qytetarëve në protestë janë një akt kriminal i një qeverie mjerane.

“Asgjë nuk do ta ndalë revoltën qytetare!

Arrestimet e qytetarëve janë një akt kriminal nga një qeveri mjerane.

Policia të merret me bandat kriminale që sundojnë vëndin mbjellin vuajtjet ne cdo shtëpi Shqiptare.

Kriminelët dhe jo qytetarët.

Të merren me sigurinë e shkollave për qytetarët jo te thellojnë vuajtjet e tyre”, shkruan Balliu.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook