“Edhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane”, Spiropali: Ta bëjmë për ata që kaluan detet e ata që deti i treti

Kryetarja e Kuvendit e njëkohësisht edhe kandidatja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një thirrje për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane.

Ajo ka theksuar se kjo duhet të bëhet edhe për ata të cilët nuk mundën ta realizojnë atë, duke humbur jetën në përpjekje e sipër.

“Edhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës sonë europiane, edhe për ata që kaluan kufijtë e ata që mbetën në telat me gjemba, për ata që kaluan detet e ata që deti i treti, për ata që ikën me kokën gjithmonë pas në vendin më të bukur në botë.”, shkruan Spiropali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook