Delvinë/ Gjiknuri takim me banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5!

Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të fshatit Rusan në Delvinë.

 “Një pjesë e punës sime ka qenë këtu në fshat, kur isha dhe Ministër i Energjisë, u bë linja e energjisë elektrike, ndërkohë që solla shumë fonde që padiskutim përmirësuan standardin e jetesës. Më vjen mirë që rikthehem dhe kërkoj mbështetjen e banorëve, për të qenë përfaqësuesi i tyre. Kërkoj votën e drejtpërdrejt, pasi më jep më shumë peshë politike, edhe për punët që kam bërë por edhe me kërkesat që kanë banorët, duke marrë angazhime më të detajuara edhe tek niveli më i thjeshtë. Fshati juaj ka potencial në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Partia Socialiste ka bërë shumë edhe për zonën tuaj. Investimet në zonën e Sarandës kanë reflektuar edhe në zonat përreth, përfshi dhe fshatin tuaj. Zhvillimi i mëtejshëm i Sarandës ndikon padiskutim edhe tek ju. Është bërë rruga Kardhiq-Delvinë, investim për të cilin kam dhe unë kontributim tim, pasi isha ministër në atë kohë. Ajo ishte vendimmarrja ime direkte”.  pohoi  në fjalën e tij Gjiknuri.

8adc1aa1 B195 4725 8e1a Ef8c5fbcda6e

 

E88c9473 4608 492a Abc8 17617ced5151

Gjiknuri, në fjalën e tij listoi argumentet se përse duhet votuar sërish Partia Socialiste në këto zgjedhje parlamentare, ndërsa pohoi se në Delvinë  partitë e tjera nuk do të fitojnë .

“Ju jeni të qartë për zgjedhjen tuaj. Mos e çoni dëm votë tuaj, pasi partitë e tjera nuk fitojnë gjë këtu. Këtu do të fitojë Partia Socialiste.
Referuar kandidaturës sime, ju më njihni, pasi e kam konsoliduar figurën time përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete. Juve ju duhet një përfaqësues që e njeh vendimmarrjen, që të nxis politika që për zonën tuaj janë shumë të rëndësishme. E kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj për t’ju përfaqësuar, për të vijuar së bashku punët e nisura. Unë do të jem avokat edhe i bashkisë, për të lobuar së bashku për infrastrukturë më të mirë”. përfundoi ai

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×