“Disa ministra abuzuan me detyrën”/ Haçkaj: 3 denoncime në SPAK për parregullsitë e procesit të votimit të Diasporës

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka depozituar në SPAK 3 kallëzime për parregullsitë në procesin e votimit për Diasporën.

Kryetari i kësaj lëvizje, Florian Haçkaj, përmendi rastin e kishës së Vermoshit që sipas tij u përdor për të kërkuar votën e shqiptarëve në Amerikë, megjithëse ndërtimi i saj ishte pa leje. Rasti i dytë sipas tij është nxjerrja e të dhënave të votuesve nga bashkia e Lushnjës dhe e treta, regjistrimet masive që disa ministra kanë kryer në zyrat e partisë.

“Ne paditëm kryetaren e bashkisë dhe të gjithë funksionarët e bashkisë Lushnjë që përdorën detyrën duke nxjerrë të dhënat e votuesve. Po ashtu, regjistrimet masive të kryera nga disa ministra, si Balla, Peleshi, të cilët i kanë postuar vetë videot se si regjistrohen njerëzit në zyrat partiake”, u shpreh Haçkaj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×