“Bela kjo është humbja e dytë, të tretën do e marrësh në Fier më 11 maj/ Bardhi reagon pas vendimit të GJKKO: Pres që SPAK të bëjë detyrën

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas shpalljes i pafajshëm nga GJKKO, në gjyqin me KESH, të cilin e ka paditur për abuzim me 180 mln euro në aferën e shitblerjes së energjisë.

Bardhi përmes avokatit Marash Logu, i ka dërguar një mesazh minitres Belinda Balluku së cilës i thotë se kjo është humbja e dytë, pas 8 janarit. Ndërsa humbjen e tretë do e marrë në Fier më 11 maj.

Përmes avokatit Logu, Bardhi thotë se pret nga SPAK të bëjë detyrën dhe ti shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!

“Bela; humbjen e parë me Gazment Bardhi e more më 8 janar. Të dytën e more sot. Ndërsa humbjen e tretë do ta marrësh më 11 maj në qarkun e Fierit”, shkruan Bardhi në facebook.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×