Avokati Gylsen Zhllima, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, komentoi mbi krimet zgjedhore, duke theksuar se shit-blerja e votës, dëmtimi i materialeve zgjedhore dhe shkelja e fshehtësisë së votës janë veprime të ndaluara.
Ai shtoi se përgjegjësia penale është individuale dhe asnjë justifikim, përfshirë atë se e bëra për “bukën e gojës”, nuk mund të mbrojë ata që shesin votën. Avokati Zhllima theksoi se parandalimi i shit-blerjes së votës është detyrë qytetare dhe bëri thirrje që SPAK të marrë masa më herët dhe të veprojë pa paralajmërim për të luftuar krimet zgjedhore.
Avokati Gylsen Zhllima: Shit-blerja e votës, dëmtimi i materialeve zgjedhore, shkelja e fshehtësisë së votës është e ndaluar. Nuk dua që të merren vetëm me pjesën penale, por edhe atë morale. Nëse jemi të moralshëm, nuk duhet t’i nënshtrohemi veprimtarisë kriminale. Qytetarët që votojnë duhet të kenë parasysh që përgjegjësia penale është individuale. Nga vitet 2013,2017,2021, ishin dy dosje të famshme për krimet zgjedhore dhe kanë dalë telefonata ku flisnin edhe ministra. Në atë kohë, dikush “lart” nuk mbajti përgjegjësi, edhe se Kodi Penal ishte pak i dobët, i fut edhe ndikimi politik tek procesi zgjedhor.
Kush shet votën, më mirë të ishte e hapur. Pse? Sepse ai që ka votuar nën presion, nuk justifikohet më e të thotë se e kam bërë për bukën e gojës. Ky është justifikim qesharak. Të bëhet kjo, që nëse partia që fiton bën një gabim në buxhet, ta paguajë ai dëmin, këta persona që shesin votën dhe jo gjithë popullsia. Parandalimi i votës për t’u blerë është detyrë qytetare. Nuk merret dot jeta ime në qafë nga një militant, sepse ai mendon se s’ka bukë në shtëpi. Denoncimet e shit-blerjes mund të bëhen në SPAK. Por, që të jetë e besueshme, SPAK duhet që të zbresë në terren, por edhe pa paralajmëruar. Prokuroria e Posaçme duhet të kishte marrë masa më herët.