Në rubrikën Sy më sy në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama tha se Shqipëria sot është në krye të rajonit në shumë aspekte. Ai tha se vendi ynë është përpara edhe sa i përket procesit të integrimit europian.
Rama u shpreh se kush nuk voton për PS-në, më mirë të qëndrojë në shtëpi. Ai shtoi se nuk është aspak mirë të votohet “Këneta”, duke thënë se diçka e tillë nuk është as higjenike.
Edi Rama: Shqipëria është në krye të rajonit në shumë aspekte, edhe në procesin e integrimit për në BE. Kandidatët tanë janë më të mirë. Kush nuk voton PS, më mirë të qëndrojë në shtëpi, mos votoni Kënetën.
Kush e ka mendjen në Kënetë, më mirë mos të votojë. Ose, PS ose mos voto fare. Mos u hidh në Kënetë, se nuk është higjienike as nga pikëpamja politike. Këtë thirrje bëj unë, pastaj të tjerat ja lëmë kohës.
(Arena e Lajmit)