Milan, ekspert në përmbysje, del me 3 pikë nga “Marassi”, Conceicao: Jemi një grup i fortë (VIDEO)

3 javë përpara fundit të Serie A, Evropa për Milan është vetëm çështje matematike, vetëm shifrat e mbajnë ende në lojë për një vend, por në fushë kjo duket thuajse e pamundur pasi “djalli” ka përpara ekipi si Fiorentina, Bologna, Lazio etj. Në kushte të tilla, finalja e Kupës së Italisë mbetet shansi i fundit për të shpëtuar këtë sezon. Ndaj Genoa-s, ekipi i Conceicao-s doli me tre pikë, në një tjetër ndeshje që përmbysën rezultatit. Vetëm në Serie A, Milan ka arritur të përmbys 6 herë rezultatin.

Në “Marassi” u zhvilluan një ndeshje e bukur, kjo falë Genoa-s me vendasit që vendosën nën presionin Milanin me disa sulme të shpejta ku u desh një super Maignan për të mbajtur portën të pa prekur në të paktën dy raste të pastra.

Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, u dorëzua edhe Maignan me Genoa-n që gjeti golin e avantazhit me një goditje të saktë të Vitinha-s. Milan u rikthye në lojë në minutën e 76-të, ku Leao me një aksion personal gjeti golin e barazimit. Një minutë më pas, Milan ishte me fat teksa një autogol i Genoa-s përmbysi shifrat në 1-2. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Milan që del me 3 pikë nga kjo transfertë.

Për Milan dhe për Conceicao-n pjesa më e rëndësishme e sezonit vjen tani, përballja dyshe me Bologna-n, fillimisht në Serie A dhe më pas në finalen e Kupës: “Mendoj se treguam se jemi një grup i bashkuar, i fortë. Prej javësh po punojmë më disa sisteme të ndryshme për të pasur më shumë zgjidhje gjatë një ndeshje nëse gjërat nuk shkojnë mirë”, u shpreh trajneri i Milan.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook