Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash, ata e denoncojnë! Procedohet penalisht Gjin Gjoni

Komisariati i Policisë në Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë dhe kandidat për deputet nga “Partia Demokratike”, i cili akuzohet për veprën penale të “Shpifjes”.

Sipas deklaratës së Policisë, pesë qytetarë – D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. – të cilët janë përfaqësues dhe mbështetës të “Partisë Socialiste”, kanë paraqitur kallëzim ndaj Gjonit. Ata pretendojnë se ai ka shpifur publikisht përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku i ka akuzuar se janë të përfshirë në blerje votash dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofton policia.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook