Një 30-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga nga policia e Sarandës, pasi tentoi të ndihmonte disa emigrantë të huaj të kalonin ilegalisht kufirin.
Arrestimi u bë pas informacioneve operative të siguruara nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.
I riu akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Goditet një rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Tentoi të ndihmonte disa emigrantë të huaj për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohet 30-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Sarandë, një shtetas kishte siguruar biletat për disa shtetas të huaj, me qëllim që t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
Aastrit Nikolli, 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.