U përfshi në sherrin me shoferin e kamionit, gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati

Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.

Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Pas konfliktit policia ka sqaruar se Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook