Asllani u “zgjua” më në fund ndaj Verona-s, me mesfushorin kuqezi që zhvilloi një ndeshje perfekte, por sipas mediave italiane tashmë është shumë vonë. Drejtuesit e Inter janë të bindur në këtë pikë, në “San Siro” nuk ka vend për Asllanin sezonin e ri, për këtë arsye kanë nisur punën prej kohësh për të gjetur një tjetër pasues për Calhanoglu dhe janë të hapur për të dëgjuar ofertat në lidhje me Asllanin.
Në fakt, ofertat nuk kanë munguar kurrë për mesfushorin kuqezi, jo vetëm nga ekipe të ndryshme në Serie A, por së fundmi interes për të ka edhe nga dy liga të rëndësishme si Premier League dhe La Liga.
Duke qëndruar në Itali, ekipi si Udinese, Bologna dhe Torino janë të gatshme të futen në negociata me Inter për të siguruar shërbimet e Asllanit. Gjithnjë sipas mediave italiane, Inter është gati të futet në negociata me çdo skuadër që ofron minimalisht 25 milionë euro për kartonin e tij.
()