“Pushteti është në dorën e secilit prej nesh”, Agron Shehaj në Njësinë 5 Tiranë: Nuk ka shans që votat e Partisë Mundësia të vidhen

Agron Shehaj i Partisë Mundësia, gjatë një takimi me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ka deklaruar se janë e vetmja që përfaqëson shqiptarët që duan t’ia dalin në punë.

Shehaj tha se qëllimi i tyre është t’i japin Shqipërisë një qeveri të pa korruptuar. “Ndryshimi kalon nëpërmjet votës. Pushteti është në dorën e secilit prej nesh, nuk është në dorën e tyre”, tha Shehaj duke iu referuar politikanëve.

Pjesë nga fjala e Shehajt:

Ne jemi e vetmja parti politike që përfaqësojmë shqiptarët që duan t’ia dalin në Shqipëri me punë të ndershme, që në fakt janë shumica. Por ne jemi të vetmit që përfaqësojmë ata, njerëzit e ndershëm.

Ky është qëllimi ynë. T’i japim Shqipërisë një qeveri të pa korruptuar dhe kjo nuk është e pamundur.

Mbështetësit e status quo-së dhe që janë kundër ndryshimit, thonë edhe një gjë tjetër, që më 12 maj, do të na vjedhin votat. Nuk ka asnjë parti politike që do të jetë e organizuar si Partia Mundësia për monitorimin e tavolinave ku numërohen votat. Nuk ka asnjë mundësi që votat e Partisë Mundësia të vidhen. Kështu që mos dëgjoni mbështetësit e qeverisë së korruptuar.

Thirrja ime e fundit është; ndryshimi kalon nëpërmjet votës. Pushteti është në dorën e secilit prej nesh, nuk është në dorën e tyre.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook