“Kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim”/ Rama në Fier, reagon Gazment Bardhi dhe nxjerr videon e premtimeve të pambajtura

Edi Rama ishte sot në Qarkun e Fierit dhe ku ironizoi edhe kandidatët e PD. Ka reaguar pas fjalës së Kryeministrit, Gazment Bardhi, i cili përmes një video, ka treguar premtimet e pambajtura të Edi Ramës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Besoj se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjeni Edi Ramës njësoj si unë:  Gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh. Respekti nuk vendoset me frikë dhe me dhunë.

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama premtimet i bën të mëdha, por punët i ka ZERO. S’ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. ZERO!

Tallet me socialistët e qarkut Fier, tallet me rininë, tallet me gratë, tallet me pensionistët, tallet me fermerët! Edhe sot, bëri të njëjtën gjë nga Fieri!

Një kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim dhe të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!

Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook