Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Petro Gjikuria, ka shprehur publikisht vendosmërinë e tij për të kontribuar në Shqipëri pas një karriere të suksesshme si biznesmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në emisionin “LOG.”, Gjikuria u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të kthehej në atdhe për të vënë në funksion të komunitetit përvojën dhe njohuritë që ka fituar në emigracion.
“Gjithmonë kam dashur të kthehem nga SHBA. Ajo që më solli këtu është dëshira për të sjellë përvojën time. Amerika të jep mundësinë të bësh çdo gjë, nëse punon në mënyrë të ndershme. Tani është koha ime për të kontribuar”, u shpreh Gjikuria.
Ai theksoi se fokusi kryesor i punës së tij si deputet, nëse zgjidhet, do të jetë zgjidhja e çështjes së pronave, një problem i vazhdueshëm për banorët e jugut të vendit, veçanërisht në zonat turistike si Dhërmiu.
“Problemin e pronave e kam prekur gjithmonë. Do t’i jap një zë të shtuar problematikave të zgjedhësve të mi. Mendja ime ka qenë gjithmonë në Dhërmi”, shtoi ai.
Petro Gjikuria: Unë në SHBA jam biznesmen. Amerika të jep mundësinë të bësh cdo gjë, nëse punon korrektësisht. Ajo që më solli mua këtu është të sjell përvojën time.
Problemin e pronave e kam prekur gjithmonë. Do t’i jap një zë të shtuar problematikave të zgjedhësve të mi.
Mendja ime ka qenë gjithmonë në Dhërmi. Kam qenë në SHBA i angazhuar me himariotët. Jemi takuar me të gjithë politikanët. Unë jam në kohën për të dalë në pension, erdha këtu të kontribuoj.
Të dyja qeveritë janë fajtore për pronat. Në vitin 2016, kryeministri tha do i zgjidhë problemet e pronave në Himarë. Duhet të dini se në Shqipëri nëse është zgjidhur cështja e pronave me 60 përqind, në bregdet është 20 përqind i zgjidhur.
Nga qeveria e sotme nuk ka ngutje për ta zgjidhur. Pse nuk ja dhanë pronarëve, nuk mund të marrësh pronën. Në SHBA, unë bleva hotel se ishte dikush që e shiti. Si mund të shesësh këtu pronën, kush është shitësi?
Nuk e di nëse na kanë në krahun e mirë të zemrës, duan të investojnë tek investitorët strategjikë. Unë s’kam marrë pronën time. Këtu është përgjigjia e shpopullimit, prona të dhemb. Nëse marrim pronat, nuk ikën njeri. Kthimi i njerëzve këtu është tu jepen pronat që të investojnë.
()