“Shoh frikë tek njerëzit, duhet të rrëzojmë regjimin 12-vjeçar/ Kandidati i PD në Durrës, Ndrec Pjetri: Synimi im është rikthimi i shpresës dhe demokracisë

Kandidati i Partisë Demokratike, i mbështetur gjithashtu nga Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Ndrec Pjetri, i ftuar në “LOG.” në News24, ka shprehur qartë përkushtimin e tij politik dhe angazhimin afatgjatë në strukturat e opozitës.

Pjetri tha se rruga e tij politike është ndërtuar që në rini dhe se synimi kryesor i tij është të sjellë ndryshim real në vend.

“Jam rritur në PD. Që në gjimnaz kam qenë aktivist dhe pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Kam marrë pjesë në fushatën e vitit 2011 dhe që prej vitit 2014 kam qenë drejtues i lartë në strukturat e PD-së në zgjedhje”, tha kandidati i PD Ndrec Pjetri.

 

Pjetri shtoi se motivimi i tij më i madh është të krijojë një vend ku vajzat e tij të kenë një jetë të qetë dhe të sigurt. Ai kritikoi ashpër mungesën e zgjedhjeve të ndershme gjatë 12 viteve të fundit, duke kujtuar bojkotin e opozitës në zgjedhjet e 2019-ës dhe reformën territoriale të vitit 2015, ku opozita nuk mori pjesë.

“Kjo ka bërë që të mitizohet Rama si i pathyeshëm dhe të humbet besimi i qytetarëve tek politika.

Ndrec Pjetri: Kandidat i PD dhe mbështetem nga  PAA. Jam rritur në PD, është kalkulim zgjedhor, jam pjesë e PD.

Motivi për tu angazhuar në politikë, që në gjimnaz kam qenë aktivist kam qenë pjesë e strukturave të PD.

Në 2011 kam marrë pjesë në fushatë. Nga 2014 e deri më sot, kam qenë drejtues i lartë i strukturave të PD në zgjedhje.

Në 11 maj, Rama rrëzohet. Jemi në regjim dhe duhet ta rrëzojmë. Do të vendosim nëse do të rrimë në komunizëm, në këtë rrugë nëse vazhdohet nuk do të ketë njeri ta rrëzojë Ramën nga pushteti.

Ajo që përfaqësoj më mirë se të gjitha, qëndroj fort tek ajo që besoj. Mbi të gjitha kërkoj të krijoj një vend për të jetuar të qeta vajzat e mia.

Ajo që ne kemi para është vetëm një qëllim, 11 maj qeveria Rama rrëzohet. Është nevoja e padiskutueshme për vendin. Kjo fushatë nuk është PD dhe PS. Është çfarë do jetë Shqipëria. Këtu janë kushtet e një regjimi.

Të shkosh në një biznes, kanë frikë të shprehen. Kjo fushatë përcakton të ardhmen e këtij vendi. Fatkeqësia më e madhe që ndodh sot nuk po ikin më njerëzit në nevojë, por po ikin dhe njerëzit me të ardhura të mira. Shkollim, shëndetësi, punësim nuk ka në këtë vend. Nëse nuk ndodh tani për 4 vjet nuk do ketë më të luftoj Ramën në këtë vend.

Fatkeqësia më e madhe në këto 12 vjet, këtu ska zgjedhje. Në 2015 u bë reforma territoriale opozita nuk mori pjesë.

Në 2019 smorëm pjesë në zgjedhje. Kjo ka bërë që të mitizohet Rama se është i shkathët dhe fiton zgjedhjet dhe të humbë besimi tek politika. Më bëtë pyetje për programin, dua teë them se ngjit programi ynë tek qytetarët. Kur shkon e takon vetë, të ndihmon pjesa e programit.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook