Kandidati i PD për deputetë në listën e hapur për qarkun e Vlorës, Petro Gjikuria, i ftuar në “LOG.” në Neës24, ka ngritur disa shqetësime në lidhje me zhvillimin e turizmit, si një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes socialiste. Gjikuria tha se nuk mund të bëhet turizëm nëse nuk investohet në infrastrukturë, në cilësinë e ujërave.
Ai tha se ndryshe nga qyteti i tij bregdetar në SHBA, në Himarë apo në cdo zonë bregdetare, biznesi i vogël është nën trysninë e inspektorëve tatimorë që vendosin gjoba marramendëse.
Petro Gjikuria: Unë jam këtu të bëj diçka që ata të bëjnë punët e tyre. Biznesi i vogël dhe i mesëm është pothuajse inekzistente. Këtu ka të pasur e të varfër. Në SHBA biznesi i vogël është shpirti i ekonomisë.
Duhen ndihmuar dhe jo ti vëmë gjoba nga 3 mijë euro. Këto lekë nuk shkojnë në buxhetin e shtetit. Ata vijnë e mbledhin taksa, gjysëm milionë euro. 40 përqind të të ardhurave të mia shkojnë për taksa. Nëse bën shumë për turizmin duhet të rregullosh infrastrukturën. Bëni diçka për infrastrukturën, ujërat e zeza, se ne i hedhim në det..
Njerëzit do vijnë në bregdet, duan të jenë në rërë, këtu njerëzit ndërtojnë në rërë. Cili ligj ta jep të drejtën për të ndërtuar në rërë. Të gjithë ata struktura janë centralizuar dhe janë në duart e Edi Ramës.
Nëse duam turizmin, në SHBA turizmi është lënda e parë që na sjell të ardhura. Por a ka vend për të mbajtur kaq njerëz, a ka rërë, pse duhet të rrinë në pishinë. Duhet të shihen të gjitha. Kaq metra katrorë. Na morën detin, nuk vëmë dot cadër. Si mund të ndahet copa copa deti. Unë jetoj atje i shoh. Qyteti im në Amerikë harxhon miliona për të sjellë rërën. Se kush vjen pa patur rërë.
()