Arjan Ndoja është një njeri i njohur në publikun shqiptar, por ai tashmë ka lënë rolin e prokurorit dhe i është futur politikës. Kandidon në Qarkun e Durrësit nën logon e koalicionit ASHM në listën e hapur.
I ftuar në emisionin Log. në Neës24, Ndoja u shpreh se ishte programi i PD që e bëri të kandidojë dhe në takimet me njerëzit nuk premton asgjë individualisht, përveçse të prezantojë pikat kryesore të programit.
Arjan Ndoja: Shtytja më vjen si prind, pasi nuk ka arsim, nuk ka rend e siguri, por edhe shëndetësi. E gjej veten te programi i ASHM-së. Ndërprerja e magjistratit ishte vendim i imi. Aktualisht e gëzoj titullin si prokuror, por isha unë që dhashë dorëheqjen.
Unë nuk merrem me kultin e individin, por me programin dhe më ka pëlqyer.
Sistemi i drejtësisë nuk është efikas. Qytetarët nuk po marrin atë që duan, mos ngatërrojmë me një individ. 95% e qytetarëve nuk kanë shërbime nga Gjykata.
Që të shkrihet SPAK duhen 84 vota. A i zgjidh hallet ekonomike drejtësia e re apo problemet e tjera? Në politikë, fillimi ka qenë i vështirë, por tani është ndryshe. Unë nuk kërkoj vota për vete, por për programin. Motori është PD, nuk bëj premtime personale. Po të pëlqejnë programin dhe ua shpjegon, mendoj se do të marrësh votën. Qytetarët e Durrësit shoh që më dëgjojnë. Nuk e kam adrenalinën e zgjedhjeve, por pjesëmarrja e djeshme në mitingun e fundit dhe nga ajo që më përcollën njerëzit, më dhanë emocione.
Unë pranova ti bashkohem PD sepse më pëlqeu programi. Mendoj se është bërë nga ekspertë të njohur të fushës, nuk merrem me kultin e individit. Nga pikëpamja rracionale nuk vuaj nga protagonizmi që të bëj parti. Pasi unë dua që idetë e mia të bëhen realitet.”
()