Më 6 janar të këtij viti, një shkëndijë elektrike dogji shtëpinë ku jetonte Ordinant Veliaj 54 vjeç bashkë me motrën e tij Irena Veliaj 44 vjeç duke i lënë në qiell të hapur.
Që prej asaj dite vëlla e motër jetojnë në një barakë që e improvizuan për të futur kokën. Shtëpia në të cilën ata jetonin më parë, e cila u dogj, ishte pa certifikatë pronësie. Ordinanti dhe Irena kanë 30 vite vite që jetonin aty dhe kanë faturat e dritave dhe ujit që kanë paguar këto 30 vite.
Pasi iu dogj shtëpia, Ordinanti shkoi tek Bashkia Divjakë për ndihmë për rindërtimin e shtëpisë dhe i thanë që çëshja është në proces, do mblidhet Këshilli Bashkiak.
Pasi dëgjuam rrëfimin e Ordinantit dhe Irenës, të cilët treguan si ra zjarri, si e përjetuan, bënë kërkesë në bashki dhe a ka certfifikatë banesa që u dogj. Gjatë rrëfimit, Irenën, motrën e Ordinantit, e kap ankthi dhe gazetarja Klaudja ndërpret xhirimin, e ul jashtë në oborr dhe e pyet nga çfarë vuan.
Irena e prekur shprehet që sa herë e kujton atë ditë e kap ankthi.
Zhvilluam edhe një intervistë me Nënkryetarin e Bashksië Divjakë, Eris Stambolliu, i cili shprehet se për momentin KQZ nuk lejon të bëjnë asnjë veprim, sepse janë process zgjedhjesh, por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, do i lidhin një bonus qiraje.
Emisioni Tak-Fak, në bashkëpunim me 2 investitorë vendas, bënë të mundur ndërtimin e shtëpisë sanduiç të Ordinant Veliaj.
()