Universiteti “Luarasi” organizon Konferencën shkencore ndërkombëtare “Drejtësia, siguria dhe të drejtat e njeriut”.
Admir Belishta, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi”, ka deklaruar se kjo është konferencë më e madhe e organizuar nga ky universitet që na themelimi i tij.
Ai ka dhënë detaje edhe në lidhje me organizimin e konferencës ku ka bërë me dije se do të ketë 95 referime mbi tema të ndryshme, nga 142 referues të ndarë në 6 panele.
“Kjo konferencë po zhvillohet në bashkëpunim me 16 universiteteve nga rajoni dhe vendet e BE.
Sot pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të ndjekin mbi 95 referime që u përkasin mbi 142 referuesve të kësaj konferencave, në fusha të ndryshme të së drejtës.
Referuesit do të ndahen në 6 panele, njeri prej tyre online.
Kjo konferencë përbën eventin e kërkimit shkencor më të madhin e këtij formati të Universitetit “Luarasi” që nga themelimi i tij. Kjo tregon qartë seriozitetin. Deklaroj të hapur punimet e konferencës”, tha ai.