Në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë (VE Day), Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të plotë të aleatëve në çështjet e sigurisë globale.
“Në një moment kur kujtojmë sakrificën e më shumë se një milion amerikanëve që shërbyen heroikisht për të sjellë paqen, duhet të rikujtojmë edhe leksionin historik që dobësia ushtarake mund të hapë rrugën për agresionin autoritar,” – thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
Mesazhi vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare po rriten dhe diskutimet për ndarjen e përgjegjësive brenda aleancës së NATO-s janë gjithnjë e më të theksuara.
“Mesazhi ynë për aleatët dhe partnerët është i qartë: ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen plotësisht për sigurinë e tyre,” – thekson ambasada.