Po kryhet sot fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Në fjalën e tij nga Vlora, Rama ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me aeroportin e Kukësot.
Ai u shpreh se së shpejti do të nisin fluturimet nga ky aeroport.
Edi Rama: Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi.
Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes.
Siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës.
Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më.
“Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.
Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.
