GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD-së në Shkodër

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë dhe është kryer kontroll i automjeteve të disa prej personave të përfshirë.

Bëhet me dije se një prej të personave ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar nga policia për të vijuar procedurat e mëtejshme.

Hetimet vijnë në kuadër të dyshimeve për veprimtari të paligjshme të lidhura me procesin zgjedhor, vetëm pak ditë përpara votimeve të 11 majit. Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga PSD apo përfaqësues të saj në lidhje me këtë zhvillim.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook