Albana Vokshi kritika të forta për Belinda Ballukun: Ka abuzuar me shuma marramendëse

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në News 24, hodhi akuza të forta edhe për zv kryeministren Belinda Balluku dhe individë nga lista e PS-së.

Vokshi tha se Balluku ka abuzuar me shuma marramendëse. Ajo përmendi edhe emra të tjerë zonjash, që sipas saj, kanë abuzuar.

“Fushata ka qenë fantastike, jemi angazhuar shumë. Ne kemi raportuar në mënyrë të përditshme për shit-blerjen e votës pranë OSBE-ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Zonja Felaj flet për probleme në PD, ndërsa duhet të thotë se përse familjarët e saj të gjithë janë të punësuar në Prokurori. Kemi denoncuar çdo shkelje zgjedhore.

Edi Rama është koka e grupit kriminal, sepse ka dhënë lejen dhe ‘OK’ për inceneratorët fantazmë, Ogerta Manastirliu duhet të ishte para drejtësisë, Olta Xhaçka nuk duhet të ishte ose Belinda Balluku, që ka abuzuar me shuma marramendëse. Lista e mbyllur e PS përfaqëson oligarkët dhe interesat e tyre dhe jo të qytetarëve. Manastirliu është përgjegjëse direkte për Chek Up, për sterilizimin. Në Tiranë po hidhet asfalt elektoral dhe kjo është shkelje”, tha Vokshi.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook