Salvador Kaçaj: Non grata e Berishës ka rënë kur Trump fitoi zgjedhjet në SHBA! Në Tiranë, ‘Shqipëria Madhështore’ synon 20 mandate

Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Salvador Kaçaj, i ftuar në studion e News 24 deklaroi se po bëhen këta ditë presione me legalizimet për votën.

“Po bëhen presione me legalizimet për votën. Nën qeverisjen e PD, legalizimet do të jepet falas. Banorëve në Laprakë po iu bëhet presion, që shtëpitë mos t’ju prishen. Berisha është një person që e mban fjalën, “Po” e ka “Po” dhe “Jo”-në e ka “Jo”. Sali Berisha do ta mbajë fjalën, për këtë problem, që është makth për gjithë qytetarët. Ka shumë pakënaqësi ndaj qeverisjes. Ne duam të kthejmë shqiptarët nga jashtë. Minimumi jetik do të jetë 200 euro, që së paku çdokush të hajë bukë. Sjellja e PS nuk është njerëzore. Rama tallet me shqiptarët, që i quan hardhuca, bretkosa. Ju bëj thirrje shqiptarëve që ta ndëshkojnë me votë, sepse Rama njeh vetëm vjedhjen e mashtrimi, është kryetar i bandës. Erion Veliaj është aty ku është dhe Rama do shkojë atje shpejt”, tha Kaçaj.

Më tej, Kaçaj theksoi se sekti i Rilindjes është në fund të keqqeverisjes.

“Ambasadorja shqiptare në Athinë ka hapur zyra të PS. Kryepatronazhistja jonë në Greqi është pra ambasadorja. Në fund, ata do dështojnë me trup, do marrin goditje spektakolare. Ne zarfet e diasporës do i shikojmë me kujdes. Sekti i Rilindjes është në fund të keqqeverisjes”, u shpreh Kaçaj.

Në lidhje me një lajm të shpërndarë nga një gazetar amerikan, se non grata e Sali Berishës në SHBA është hequr, Kaçaj deklaroi se kjo non gratë për liderin demokrat është hequr, që Trump fitoi zgjedhjet amerikane.

“Non grata e Berishës ka rënë kur Trump fitoi zgjedhjet amerikane. Gazetari ka reputacion absolut. Ai ka bërë një pyetje. Pyetja është bërë, përgjigja është e saktë, non grata është hequr tashmë. Nuk janë prova ato që boton PS. Fake është edhe arrestimi i Sali Berishës. Rama dhe banda e tij po bëjnë çdo gjë për të vjedhur votat. Në Tiranë, Shqipëria Madhështore synon 20 mandate. Partitë e vogla janë paterica të Ramës. Çdo votë për partitë e vogla është votë për Partinë Socialiste. Të votosh Salvador Kaçaj, është të votosh një njeri të punës, një njeri të sportit dhe të familjes. Qeveria ka harxhuar 7 milionë euro për Giro D’Italia dhe jep shumë pak para për sportin shqiptar. Në basketboll, Edi Rama ka qenë një rezervë e dështuar. Nuk ka lënë metër në Tiranë pa bërë pallate e ndërtime”, deklaroi ai.

Në fund Kaçaj premtoi se PD do të zbatojë premtimet ekonomike brenda vetëm 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Minimumi jetik do të jetë 200 euro, do ulet çmimi i ujit. Pagat do të tatohen 10 përqind. Do ulim çmimin e naftës, të energjisë dhe të ujit. Programi i PD do të zbatohet për 100 ditë. PD do e mbrojë votën deri në fund”, përmbylli Kaçaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook