Kreu i Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, përmbylli fushatën elektorale në Tiranë me një mesazh të qartë për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Në një atmosferë entuziaste, ai vuri theksin te rëndësia e ndërtimit të një shteti funksional, larg interesave të ngushta të pushtetit. Prioritet i lëvizjes që ai përfaqëson është depolitizimi i administratës publike dhe garantimi i një përfaqësimi real të qytetarëve, përfshirë edhe diasporën. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve të mos e shesin votën dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor.
Adriatik Lapaj në Tiranë në mbyllje të fushatës elektorale: Faleminderit atyre që na besuan për votën e diasporës dhe hapjen e listave. Shqipëria bëhet do që të rritet politikisht dhe më tej të udhëheqë vendin. Ata garojnë për të mbajtur pushtetin, ne garojmë për të ndërtuar shtetin. Duam të depolitizojmë administratën. Merrni pjesë masivisht në votime, sepse mungesa jote ne votim do të thotë të jetë në favor të atyre që jetojnë në luks në kurrizin tënd. Ndëshkoni me votë ata që kanë hedhur në humnerën e dëshpërimit një komb si i yni. Mos e shit votën, sepse nëse e shet votën, ke votuar kundër të ardhmes më të mirë të fëmijëve të tu. Boll bletë varfërinë tuaj. Gjeni forcën për të ndryshuar.