Dhurata Çupi: Qytetarët duan legalizimet, të kenë të sigurt pronën! E mbështes Task-Forcën e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ishte e ftuar në rubrikën “Koha për t’u zgjuar” në News 24, ku foli për problematikat që përballen qytetarët dhe prioritetet e fushatës së saj. Në deklaratën e saj, Çupi theksoi se ka eksperiencë në zhvillimin e fushatave elektorale dhe njeh mirë nevojat e komunitetit, si në Dibër ashtu edhe në Tiranë. Ajo vuri theksin te legalizimet, duke theksuar se shumë qytetarë nuk e kanë ende të sigurt pronën e tyre, dhe se procesi i legalizimeve nuk ka përfunduar.

“Legalizimet janë një problem i madh. Qytetarët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, por nuk e kanë të sigurt pronën. Ne e kemi këtë prioritet në program. Korrupsioni është në nivele të larta dhe vendi përballet me varfëri ekstreme. Minimumi jetik nuk është pranuar, pensionet janë të ulëta dhe duhet të mos ketë pension nën 200 euro,” tha Çupi.

Ajo e cilësoi fushatën aktuale si të pabarabartë, por shprehu vendosmërinë për ta çuar deri në fund fushatën e PD-së, duke theksuar se jeton njësoj si qytetarët dhe nuk bën jetë luksi. “Qeveria aktuale nuk duhet të votohet. Ka rritur korrupsionin, ka rritur varfërinë. Mbështes Task-Forcën e ngritur nga SPAK për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” u shpreh ajo. Çupi theksoi se kryetari i PD-së është Sali Berisha, ndërsa faktin që ai mund të udhëtojë në SHBA, e konsideron një lajm të mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Në mbyllje të intervistës, Dhurata Çupi ftoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Dhurata Çupi: Unë kam eksperienca në zhvillimin e fushatave, kam bërë një fushatë normale. Njoh problematikat e komunitetit dibran, edhe në Dibër, por edhe në Tiranë. Legalizimet janë një problem. Shumë qytetarë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre dhe nuk e kanë të sigurt pronën. Legalizimet nuk kanë përfunduar. Ne kemi në program legalizimin e shtëpive, korrupsioni është në nivele tepër të larta. Në vend ka një varfëri ekstreme. Kjo qeveri nuk ka pranuar minimumin jetik, kaq i domosdoshëm për qytetarët, pensionet duhet të rriten e mos ketë pension nën 200 euro. Është një fushatë e pabarabartë. Por unë do i shkoj deri në fund fushatës së PD-së, jam një prej qytetarëve, nuk jetoj në luks. Nuk ka arsye që të votohet kjo qeveri, që ka rritur korrupsionin, që ka rritur varfërinë. E mbështet Task-Forcën e ngritur nga SPAK, që Shqipërisë t’i vijnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kryetari ynë është Sali Berisha dhe ne jemi në zgjedhje për të fituar zgjedhjet. Heqja e non gratës për Berishën, është lajm i mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Sot kemi mbylljen e fushatës dhe ftoj shqiptarët që të votojnë PD-në, për të ndryshuar Shqipërinë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook