VIDEO/ Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë

Për herë të parë në histori, një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror, Giro d’Italia, nisi garën nga Shqipëria, duke i dhënë një dimension historik edicionit të 108-të të këtij turneu prestigjioz.

Eventi u çel me “Nisjen e Madhe”, që përfshin tre etapat e para në territorin shqiptar, duke shënuar një moment të veçantë për sportin dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.

Etapa e parë, me një gjatësi prej 160 kilometrash, nisi sot nga Durrësi për të përfunduar në Tiranë. Por gara u shoqërua edhe me incidente: në një kthesë të rrezikshme në zonën e Freskut, ku disa çiklistë u përplasën, duke shkaktuar rrëzime dhe lëndime.

Mes të dëmtuarve ishte edhe një nga favoritët për fitoren e edicionit, Mikel Landa, i cili u përfshi në aksident dhe pësoi dëmtime, megjithëse ende nuk dihet shkalla e tyre.

Giro d’Italia do të vazhdojë me dy etapa të tjera në Shqipëri përpara se të zhvendoset drejt Italisë, me vëmendjen e botës së çiklizmit të përqendruar te ky start historik nga Ballkani.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook