Giro D’Italia 2025 në Shqipëri, kreu i policisë së shtetit Ilir Proda falënderon strukturat që u angazhuan për mbarëvajtjen e aktivitetit

Kreu i policisë së shtetit, Ilir Proda ka falënderuar strukturat e policisë së shtetit për mbarëvajtjen e fazës së parë të aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush.

Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla.

Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses.”, tha drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook