Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të reja, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.
Deri në orën 15:00, kanë votuar 33.11 e qytetarëve me të drejtë vote.
Në orën 14:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 30.46 përqind.
Qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje janë Dibra e Kukësi, ndërsa më ulët janë Vlora e Shkodra.

(Balkanweb)