FOTO/ Komisioneri i PL bie papritur në rrugë në Sarandë. Mjekët: Pati krizë epileptike, është në spital jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje ndodhi këtë pasdite në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

Në ato momente, u ndodh kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, që ka ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.

Pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e dërgoi në spital. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook