Shkeljet ligjore gjatë procesit të votimit, Ilirjan Celibashi: Kemi referuar 5 raste në prokurori si vepra penale. Rasti i “Petro Ninit” jashtë kompetencës së KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar në konferencën për mediat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor se 5 raste të denoncuara nga terreni janë referuar në prokuroritë e rretheve, si vepra penale.

Celibashi tha se bëhet fjalë për 2 raste në Tiranë, që ka të bëjë me presionet ndaj komisionerëve, një rast në Elbasan për fotografim të votës dhe 2 raste në Berat dhe Korçë për lejim nga ana e komisionerëve të votimit të shumëfishtë.

I pyetur për qarkun e Vlorës, Celibashi tha se aktualisht nuk ka asnjë qendër votimi në rang vendi që është ende e hapur, pra procesi zgjedhor ka përfunduar.

Ilirjan Celibashi: Janë elementë të veprës penale ose të SPAK ose prokuroritë e rretheve dhe do vendosin ata, është jashtë kompetencës së KQZ. Të presim ecurinë se cfarë  do të bëjnë organet kompetente. Edhe në Vlorë ka përfunduar procesi i votimit.

Nuk ka asnjë qendër votimi. Ka përfunduar procesi në të gjitha qendrat. Në lidhje me natyrën e rasteve që kemi referuar, 2 raste të Tiranës ka të bëjë me presione ndaj komisionerëve, një në Elbasan fotografim i votës, një rast në Korçë lejim nga komisionerët për votim të shumëfishtë dhe në rastin e Beratit. Këto raste janë referuar në prokuroritë e rretheve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook