NUMËRIMI LIVE – Rezultatet zgjedhore nisin të marrin formë, PS dhe PD kryesojnë garën. Si renditen Lapaj, Shehaj, Doshi dhe të tjerët

Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në orën 19:00 dhe dorëzimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit në mbarë vendin, ka nisur numërimi. Siç raportojnë gazetarët e News24, materialet zgjedhore janë shoqëruar nga forca të policisë të cilat janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Pusteci, bashkia më e vogël e qarkut nisi numërimin e para dhe ishte po e para që nxori rezultatet e zgjedhjeve në këtë bashki.

Ndërkohë, nga rezultati i bërë publik nga numërimi i 6 kutive të para të Bashkisë së Vorës, koalicioni PD-ASHM është në avantazh me 21 vota ndaj PS. (KLIKO KËTU)

LIVENews24 transmetim maratonë 

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE 

Ora 03:11 Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të SPAK për korrupsion

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.

Ora 02:45 Numërohen 219 Qendra Votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin, ndërsa deri në mesditën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm me 26,055 vota, që përbëjnë 53.46% të totalit të deritanishëm.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%.

Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë:

  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1,576 vota (3.23%)

  • Partia Mundësia – 1,022 vota (2.10%)

  • Lëvizja Bashkë – 519 vota (1.06%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 360 vota (0.74%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 120 vota (0.25%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 85 vota (0.17%)

  • Lëvizja Atdheu – 61 vota (0.13%)

  • Aleanca Demokracia e Re – 32 vota (0.07%)

Ora 02:27 Numërimi në qarkun Durrës/ PS kryeson me 68% pas 5 kutive të para, PD-ASHM merr 26.9 % 

Në qarkun e Durrësit, pas numërimit të 5 kutive të para nga 493 gjithsej, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme duke siguruar 685 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 271 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse ne zgjedhje

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 271 vota-26.9 %
2. Lëvizja Bashkë 7 vota- 0.7 %
3. Lëvizja Atdheu 2 vota – 0.2%
4. Partia Koalicioni Euroatlantik 7 vota – 1.7 %
Partia Socialiste e Shqipërisë 685 vota – 68 %
5. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota -1.6 %
6. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0 vota
7. Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota
8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë-0.1 %
9. Partia Mundësia 17-17 %
10. Partia Socialdemokrate 2 vota

Ora 02:24 “Grupet kriminale intimiduan zgjedhësit”, Vokshi për News24: Në Vorë nuk pati zgjedhje, situata më e rëndë që kam parë në 30 vite

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, ka reaguar me tone të forta lidhur me zhvillimet e ditës së zgjedhjeve në bashkinë e Vorës. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë nga studiot e News24, ndërsa vijon numërimi i votave, Vokshi deklaroi se procesi atje ka qenë i manipuluar dhe i shoqëruar nga presion kriminal.

“Kam qenë e pranishme në Vorë dhe situata ishte dramatike. Janë instaluar grupe kriminale, persona me precedentë penalë dhe e gjithë administrata e bashkisë ka qenë në funksion të intimidimit të votuesve,” tha Vokshi.

Sipas saj, në të gjitha qendrat e votimit kanë vepruar persona të lidhur me botën e krimit, të cilët kanë ushtruar presion dhe frikësim ndaj qytetarëve. “Nuk mund të konsiderohen zgjedhje. Si Vorën, nuk e kam parë asnjëherë situatën në 30 vite,” u shpreh ajo.

Vokshi bëri të ditur se ka depozituar më herët në SPAK një kallëzim penal për personat që, sipas saj, dirigjonin operacionin e manipulimit të votës në Vorë. “10 ditë më parë kam kallëzuar këta individë dhe sot ata ishin në qendrat e votimit. Kam dhënë të gjithë informacionin për ta,” përfundoi ajo.

Ora 01:59 Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 119 Qendra Votimi, PS kryeson me 53.74%, ndiqet nga PD-ASHM me 35.22%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit së 12 majit, janë numëruar 119 qendra votimi nga gjithsej 5225 në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 13,402 vota, që përbëjnë 53.74% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 8,782 vota, ose 35.22%.

Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:

  • Lëvizja Bashkë: 262 vota (1.05%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 714 vota (2.86%)

  • Partia Mundësia: 448 vota (1.80%)

  • Partia Socialdemokrate: 1032 vota (4.14%)

  • Koalicioni Euroatlantik: 170 vota (0.68%)

  • Lëvizja Atdheu: 35 vota (0.14%)

  • Aleanca Kombëtare Shqiptare: 35 vota (0.14%)

  • Aleanca Demokracia e Re: 17 vota (0.07%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 40 vota (0.16%)

Ora 01:54 Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS 

Ka nisur edhe procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, ku edhe është numëruar kutia e parë, nga 245 në total.

PD-ASHM është në avantazh me 95 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 76 vota. 

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje:

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 95 vota-50.26 %
  2. Lëvizja Bashkë 0 vota
  3. Lëvizja Atdheu 0 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik 1 votë-0.53 %
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë 76 vota – 40.21 %
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota -8.47 %
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0 vota  
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota 
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0 vota 
  10. Partia Mundësia 1 votë -0.53 %
  11. Partia Socialdemokrate 0 votë

Ora 01:42 Kukës/ Hapet kutia e parë e votave të diasporës, PD kryeson bindshëm ndaj PS

Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora.

Është hapur kutia e parë e votave të emigrantëve, ku Partia Demokratike ka siguruar 196 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 52 vota, duke krijuar një diferencë prej 144 votash në favor të PD-së.

Deri më tani janë numëruar 9 kuti nga gjithsej 139 në këtë qark. Sipas të dhënave të deritanishme, PD kryeson me 1131 vota, ndërsa PS ka grumbulluar 792 vota. Nga ana tjetër, Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm 13 vota.

Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar.

Ora 01:31 “Numërimi duhet të ecë përpara”, Lapaj për News24: Procesi nuk ishte as më i keqi, as më i miri, duhet të goditet fort…

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 nga Parku Olimpik i Tiranës, ku po vijon numërimi i votave, foli mbi situatën e procesit zgjedhor dhe çështjen e votave të diasporës.

Lapaj theksoi rëndësinë që procesi të mos bllokohet:
“E rëndësishme është të ecë procesi përpara. Ato vota do të numërohen gjithsesi. Në Greqi ka pasur probleme me postën dhe, me sa di unë, standardi nuk ka qenë si në vendet e tjera,” tha ai.

Sipas Lapajt, votat e ardhura nga Greqia janë ndarë dhe do të vijohet me numërimin e pjesës tjetër të votës së diasporës. Ai shtoi se do të shprehen për këtë proces në përputhje me kufizimet ligjore.

Duke folur më gjerësisht për klimën zgjedhore, Lapaj u shpreh: “Procesi nuk ishte as më i keqi, as më i miri. Por gangrena e krimit është një realitet i vërtetë në shoqërinë tonë dhe duhet të goditet fort.”

Ora 01:24 KQZ merr vendimin, i hap rrugën numërimit të votës së diasporës veç Greqisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit, duke lënë për momentin mënjanë zarfit e ardhura nga Greqia.

  • foto galeri

Ky vendim synon të zhbllokojë procesin pas kontestimeve të Partisë Demokratike dhe pritet që për zarfet nga Greqia të merret një vendimmarrje e veçantë në një moment të dytë.

Ora 00:58 Librazhd/ PS fiton bindshëm në kutinë e parë me 73% të votave

Ka nisur procesi i numërimit në Librazhd, ku është hapur kutia e parë me 368 votues të regjistruar. Rezultatet e para tregojnë një fitore të thellë për Partinë Socialiste, e cila ka marrë 269 vota, që përfaqësojnë 73% të totalit.

Partia Demokratike ka siguruar 65 vota.

Ora 00:53 Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Në qarkun e Tiranës është hapur kutia e parë e votimit dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh për Partinë Demokratike.

Sipas të dhënave, PD ka siguruar 123 vota, që përfaqësojnë 45.39% të totalit, ndërsa Partia Socialiste renditet e dyta me 91 vota ose 33.58%.

Ndërkohë, vota kanë marrë edhe Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, si dhe Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, me drejtues Adriatik Lapaj.

  • foto galeri

Ora 00:39 Gjirokastër/ Numërohen 8 nga 198 qendra votimi, PS në avantazh

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar deri tani 8 nga gjithsej 198 qendra votimi. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 862 vota, që përfaqësojnë 67.55% të votave të numëruara.

Partitë e tjera kanë marrë rezultatet si më poshtë:

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 310 vota (24.29%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 36 vota (2.82%)

  • Partia Mundësia: 19 vota (1.49%)

  • Partia Socialdemokrate: 8 vota (0.63%)

Ora 00:33 Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake të Pustecit, ku janë numëruar gjithsej tetë kuti votimi. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Demokratike.

Ja rezultati i plotë për çdo kuti:

Kutia 1: PS – 130 vota | PD – 52 vota

Kutia 2: PS – 150 vota | PD – 118 vota

Kutia 3: PS – 134 vota | PD – 35 vota

Kutia 4: PS – 99 vota | PD – 33 vota

Kutia 5: PS – 182 vota | PD – 77 vota

Kutia 6: PS – 153 vota | PD – 44 vota

Kutia 7: PS – 57 vota | PD – 44 vota

Kutia 8: PS – 147 vota | PD – 57 vota

Totali për Pustecin:

PS: 1,052 vota

PD: 460 vota

Partia Socialiste ka siguruar një avantazh të thellë në këtë zonë, duke marrë mbi 69% të votave të vlefshme të numëruara.

Ora 00:29 Numërohet kutia e parë në Berat, PD merr 52.5% të votave, PS merr 43%

Është numëruar kutia e parë nga gjithsej 275 në Qarkun e Beratit.

Sipas rezultateve paraprake, koalicioni PD-ASHM ka marrë 36 vota, që përbëjnë 52.52% të totalit, ndërsa PS ka siguruar 60 vota, ose 43.17%. Edhe forca të tjera politike kanë arritur të sigurojnë vota në këtë kuti.

Ora 00:18 Numërohet kutia e parë në Kukës, PS merr 45.2% të votave, PD “kokë më kokë” me PSD

është numëruar kutia e parë në Qarkun e Kukësit nga 139 në total.

PS ka marrë 76 vota, ose 45.2%.

PD-ASHM ka siguruar 48 vota ose 28.57% dhe PSD numëron 43 vota ose 25.6%.

Screenshot 21
Screenshot 21

Ora 23:40 Numërohen katër kutitë e para në Devoll

Rezultatet:

124 – PS
97 – PD

130-PS
134 – PD

160 – PS
135 – PD

169-PS
92-PD

Pas katër kutive

PS – 583 vota
PD – 458 vota

Ora 23:34 – Diaspora/ Konteston Partia Demokratike, ndalon numërimi i votave të ardhura nga Greqia

Është ndaluar numërimi i votave të Diasporës të ardhura nga Greqia. Pasi janë hapur zarfet, Partia Demokratike ka kontestuar procesin dhe për për momentin është ndalur ky numërim.

Siç raporton nga Parku Olimpik gazetari i News24, Renaldo Salianji, këtë kontestim PD e ka paraqitur edhe pranë KQZ-së. Kujtojmë se këtë proces e ka ndjekur edhe vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Nuk dihet ende se si do të veprohet me votat e ardhura nga Greqia, me PD-në që ka ditë që ka shprehur shqetësimin me votat e ardhur nga ky vend.

Ora 23:01Ç’po ndodh në Kamëz? Një tjetër kuti e pavlefshme, vullneti i votuesve nuk do të numërohet

Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet.

Kutia me numër 1567/1 i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull.

Ora 22:30 – Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora, i pranishëm edhe Celibashi dhe përfaqësuesit e partive politike

Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.

Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.

Siç raporton gazetari i News24, Renaldo Salianji, i pranishëm në këtë numërim, që mund të cilësohet historik, është edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, prezentë janë edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së.

Ora 22:15 – Kamëz/ Një kuti e Bathores e pavlefshme, ishte i dëmtuar kapaku

Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.

Siç raporton gazetarja e News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte vulosur sipas procedurave dhe ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme.

Kjo pasi disa fletë ishin jashtë kutisë, ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre. Edhe dy kuti të materilave zgjedhore kanë qenë të dëmtuara, por kutitë e tyre do të numërohen, pasi janë të vulosura.

Ora 22:10- Numërohen 3 kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ Ja rezultati PS-PD në bashkinë më të vogël të qarkut Korçë

Ka përfunduar numërimi i votave në 3 kutitë e para për bashkinë e Pustecit, e para që ka nisur këtë proces pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00.

Sic raporton gazetarja e News24, Lorena Kodra, në kutinë e parë rezultati është 130 për Ps dhe 52 për PD; në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD dhe në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD, dukë theksuar avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD. Numërimi vijon.

Ora 21:10 – Pogradec/ Fillon numërimi në Pustec, Bashkia më e vogël e qarkut e cila nxjerr rezultatet e para

Ora 21:00 siguron rezultatin e numërimit elektronik në 6 qendra votimi të Bashkisë së Vorës 

siguron rezultatin nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, nga 44 qendra votimi që u zhvillua votim dhe numërim elektronik.

Në 4 qendra votimi të Vorës kryeson koalicioni opozitar.

PD-ASHM kanë siguruar 522 vota.

Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota.

PD-ASHM janë në avantazh të ngushtë prej 21 votash kur pritet të dalë edhe rezultati i 38 QV të Vorës.

Qendra e votimit: 2037

PD-ASHM – 111

PS – 87

Qendra e Votimit: 2038

PD-ASHM – 106

PS – 74

Qendra e Votimit: 2038/01

PD-ASHM – 129 vota

PS – 68 vota

Qendra e Votimit: 1558

PD-ASHM – 42 vota

PS – 124 vota

Qendra e Votimit: 1301

PD-ASHM – 35 vota
PS – 85 vota

Qendra e Votimit: 2037.01

PD-ASHM – 99 vota

PS – 63 vota

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook