Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, PS ruan epërsinë, PD-ASHM ndjek me diferencë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

  • Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%)

  • Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%)

  • Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 413 vota (0.19%)

  • Lëvizja Atdheu me 276 vota (0.12%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 159 vota (0.07%)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook