Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 27 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 7175 vota, që përbën 44.01% të totalit. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 7219 vota, ose 44.28%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 881 vota (5.40%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 509 vota (3.12 %).
