Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Shqipëri, nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit akademik me Universitetin Acıbadem Mehmet Ali Aydınlar. Me Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) të nënshkruar midis dy universiteteve, mori hov një proces gjithëpërfshirës bashkëpunimi që mbulon programet e arsimit, kërkimit dhe shkëmbimit akademik.
Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, më 28 prill 2025, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Rektoratit të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, vizitoi Universitetin Acıbadem në emër të rektoratit.

Në emër të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në vizitë morën pjesë Administratori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Z. Arlind Broci, Prof. Dr. Qamil Dika, Delegues i Rektorit dhe Lektore pranë Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë, Anila Prendi, Specialiste e Komunikimit e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Brunilda Hasanbelli, si dhe Këshilltarja Presidenciale për Shqipërinë, Flora Manuka. Gjate vizitës ku gjithashtu mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Armand Shandro, u vizituan Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit Acıbadem, si dhe fakultete e qendra të tjera të shquara. Delegacioni inspektoi në veçanti Fakultetin e Mjekësisë, Laboratorët e Edukimit dhe Kërkimit, Laboratorin e Imunologjisë dhe Simulimit Klinik, si dhe Qendrën e Trajnimit për Kirurgji të Avancuar Endoskopike-Robotike CASE.

Delegacioni mori informacion të detajuar nga akademikë ekspertë rreth projekteve shkencore të kryera nga universiteti.
Pas vizitës, u zhvillua një ceremoni nënshkrimi me pjesëmarrjen e Arlind Broci në emër të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe Rektorit Prof. Dr. Ahmet Şahin dhe Anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, Mustafa Eröğüt, pas së cilës u diskutuan projektet e bashkëpunimit të ardhshëm të dy universiteteve. Ky bashkëpunim strategjik synon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve akademike dhe shkencore midis dy vendeve.
Marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme, synon të ndërmarrë hapa konkretë në fushat e mëposhtme:
• Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të përbashkëta akademike
• Bashkëpunimi në projekte kërkimore shkencore
• Shkëmbimi studentëve, akademikëve dhe stafit administrativ
• Ndarja e burimeve dhe materialeve akademike
• Organizime të përbashkëta konferencash, simpoziumesh dhe seminaresh
• Aktivitete të tjera akademike për të cilat do të bien dakord palët
Për informacion të detajuar: Zyra e Informacionit Acıbadem, Tiranë
+355 69 56 29 686
+355 69 226 65 25
www.acibadem.al