“100 euro një votë”/ Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit! Presim rezultatin, PD do bëjë vlerësimin e saj

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.

“Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme,” deklaroi Berisha. Ai gjithashtu përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë si një tjetër formë e ndikimit elektoral.

Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro. “Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës,” tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.

Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook