LIVE – Numërohen mbi 50% e votave, PS kryeson me 52.8%, PD 33.9%, PSD forcë e tretë. Hyjnë në Parlament edhe “Mundësia”, “Nisma-Shqipëria Bëhet” e Lëvizja “Bashkë”

Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin.

Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.

Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

LIVENews24 transmetim maratonë 

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NË BALKANWEB

16:50 Numërohen mbi 50% e votave

PS kryeson 52.8%, ndërsa PD ka marrë 33.9%.

PSD forcë e tretë me tre deputetë, ndërsa hyjnë në Parlament edhe “Mundësia”, “Nisma-Shqipëria Bëhet” e Lëvizja Bashkë me nga një mandat.

Numerimi Sot
Numerimi Sot

16:01 –Vëzhguesi i OSBE/ODIHR, Gahler: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot

Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.

Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.

“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt. Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.

15:50 – KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave nga Greqia

KQZ nuk ka përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat që kanë ardhur nga Greqia. Përmes një njoftimi zyrtar nga zëdhënësja Drilona Hoxhaj, vendimi i një dite më parë ka të bëjë vetëm mirë administrimin.

KQZ: Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekulime.

15:36 Një rezultat që nuk shpjegohet, PS fiton me 82% te paraburgimi i Elbasanit

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), Partia Socialiste ka dominuar me 107 vota, që përbëjnë 82%, duke konfirmuar një mbështetje masive edhe në këtë segment të elektoratit.

PD ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit të votave të vlefshme. 6 vota kanë shkuar për parti të tjera, ndërsa janë regjistruar 10 vota të pavlefshme. Tradicionalisht, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetet perëndimore, në përgjithësi të burgosurit apo të paraburgosurit votojnë për opozitën. Një rezultat që nuk mund të shpjegohet.

15:24 – OSBE/ODIHR vërejtje për zgjedhjet: Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës 

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi sot gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përfaqësuesja e misionit deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik. “Kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik”, tha përfaqësuesja e vëzhguesve ndërkombëtarë.

OSBE/ODIHR vërejtje patën për mazhorancën duke theksuar se partia në pushtet shfrytëzoi burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale.

OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë, me disa incidente të izoluara.

15:00 – Rezultati i Përgjithshëm/ Numërohen mbi 38% e kutive, PS kryeson me 271.792 vota. Ja sa morën partitë e tjera

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë.

Deri tani, sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ, janë numëruar 2382 nga 5,225 kuti në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 325.991 vota, që përfaqësojnë 52.69% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 210.841 vota, ose 34.08%.

Partia Socialdemokrate ka siguruar 24.538, pra 3.97% të votave të përgjithshme.

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

11:46 – Publikohet rezultati i votimit elektronik në Vorë, fiton PS me 57.1%. Ja kandidatët më të votuar

Publikohet rezultati i votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Mbrëmjen e kaluar KQZ mori vendim për të shtyrë paraditen e sotme publikimin e rezultatit të Vorës, duke pranuar kërkesën e PD.

Nga numërimi i 44 qendrave të votimit, PS ka fituar me 8082 vota ose 57.1%.

Koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 4803 vota ose 33.9%.

Vora Kandidatet E Pd
Vora Kandidatet E Pd
Vora Kandidatet E Pd
Vora Kandidatet E Pd

11:46– Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton PD me 1.572 vota

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, ku Partia Demokratike ka dalë fituese.

Gazetari Armir Mehaj, duke raportuar live për News 24, bëri me dije se PD ka siguruar 2034 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1572 vota dhe Partinë Socialdemokrate me 930 vota.

Këto rezultate konfirmojnë Partinë Demokratike si forcën e parë politike në këtë bashki, ndërsa pritet të mbyllet procesi i numërimit edhe në njësitë e tjera zgjedhore për të dhënë një pasqyrë më të plotë të votës në nivel qarku.

11:42- Publikohet rezultati në njësinë 10! PS udhëheq me 49 përqind, PD 32.3 përqind

Është publikuar rezultati për njësinë numër 10 në Tiranë.

Partia Socialiste ka marrë 49 përqind të votave, ndjekur nga ASHM me 32.3 përqind.

Partia Mundësia është e treta me 6.4 përqind. Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa Nisma Shqipëria bëhet ka arritur të marrë 2.9 përqind.

11:16– Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste me 2.171 vota

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, ku janë numëruar të 16 kutitë e votimit.

Rezultati:

PD-ASHM 973 vota
Lëvizja Bashkë 23 vota
Lëvizja Atdheu 0 vota
Koalicioni Euroatlantik 9 vota
PS 2171 vota
Shqipëria Bëhet 373 vota
Aleanca Kombëtare Shqiptare 14 vota
Aleanca Demokracia e Re 3 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 2 vota
Mundësia 30 vota
PSD 77 vota

10:32– Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Tepelenës, ku rezultati final ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja Brikena Metaj, rezultatet janë si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS): 3,214 vota
  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 1,003 vota
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 149 vota
  • Partia Mundësia: 84 vota
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 130 vota

10:00– Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823 vota në total, ose 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike ka arritur të marrë 145.672 vota në rang kombëtar, ose 51 mandate. Në vendin e tretë është Partia Social-Demokrate, që ka arritur të marrë deri tashmë 16.240 vota ose 3 mandate.

Nisma Shqipëria bëhet ka marrë në rang vendi 14.587 vota ose 1 mandat. Partia Mundësia gjithashtu ka marrë 11.049 vota ose 1 mandat. Lëvizja Bashkë ka marrë në total 5255 vota ose 1 mandat në parlament.

Deputetet
Deputetet

09:42– Numërohen 157 nga 587 kuti në Fier/ Kryeson PS me mbi 63% të votave, ndiqet nga PD, Nisma Shqipëria forca e tretë

Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 157 nga 587 kuti.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 25836 vota, pra 63.39 %, e ndjekur nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 10244, pra 25.13 %.

Forcë e tretë renditet deri tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1691 vota (4.15 %).

09:41- Qarku Dibër/ PS kryeson me 58.78 përqind të votave, ASHM 36.88 përqind

Në qarkun e Dibrës, janë numëruar deri tani 71 kuti nga 222 të tilla në total.

Nga kutitë e numëruara, Partia Socialiste kryeson me 58.78 përqind.

Më pas, ndjek Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 36.88 përqind.

Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka arritur të marrë 1.11 përqind të votave.

09:27– Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Procesi i numërimit në KZAZ nr. 31, në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, është ndërprerë në katër tavolina për shkak të largimit të numëruesve të Partisë Demokratike.

Zv.kryetari i KZAZ-së, përfaqësues i Partisë Socialiste, deklaroi për News 24 se përfaqësuesit e PD janë larguar pasi janë ndier të lodhur dhe nuk janë zëvendësuar deri tani. Si pasojë, numërimi po vijon me vetëm dy numërues – një nga PS dhe një nga PSD – në përputhje me vendimin e KQZ-së.

Deri më tani janë numëruar 17 kuti, ku Partia Socialiste kryeson me 3754 vota, ndjekur nga ASHM me 1924 vota, ndërsa partitë e tjera kanë marrë rezultate më modeste.

“Janë larguar numëruesit e PD-së. Ata kanë thënë se janë të lodhur dhe nuk janë zëvendësuar nga të tjerët. Ata punuan deri në orën 07:00 dhe u larguan, thanë se nuk punojnë dot më. Njoftuam për të sjellë numëruesit e tjerë këtu në KZAZ 31 dhe akoma nuk kanë ardhur. Sipas Kodit Zgjedhor, në këto kushte, do punohet me dy numërues, një subjekt i PS dhe një i PSD. Është e lodhshme, por kemi vendim të KQZ, që sot në darkë duhet të mbyllet vota e subjektit politik, për të vijuar me votën e kandidatit. Do presim një njoftim nga KQZ, inspektori që mbulon zonën tonë dhe vijojmë punën. Kemi numëruar 17 kuti. ASHM në 17 kuti ka marrë 1924 vota, Lëvizja Bashkë 167 vota, Lëvizja Atdheu 15 vota, Partia Koalicioni Euro-Atlantik 84 vota, PS 3754 vota, Nisma Shqipëria bëhet 260 vota, Mundësia 328 vota dhe PSD 304 vota”, tha ai.

09:14– Numërohen 69 nga 139 kuti në Kukës/ PD kryeson ndaj PS, siguron 52.62% të votave

Një qarkun e Kukësit janë numëruar 69 nga 139 kuti.

Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 9058 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 5426 vota.

Partia Socialdemokrate ka siguruar 2384 vota.

09:05– Skrapar/ Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota ka marrë PS dhe PD

Në Bashkinë Skrapar janë përfunduar numërimet në 19 nga 23 kutitë e votimit.

Deri në këtë moment, Partia Socialiste ka siguruar 2,935 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 1,373 vota.

Procesi i numërimit vijon ende për dy kuti të tjera.

PD – 1373

PS – 2935.

Ne proces numërimi 2 kuti.

08:53- Numërimi në qarkun Durrës/ PS kryeson me rreth 52%, PD-ASHM merr mbi 40%

Në qarkun e Durrësit, pas numërimit të 99 kutive të para nga 493 gjithsej, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme duke siguruar 14661 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 11540 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 11540 vota-40.60 %
2. Lëvizja Bashkë 343 vota- 1.21%
3. Lëvizja Atdheu 37 vota – 0.13%
4. Partia Koalicioni Euroatlantik 217 vota – 0.76 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë 14.661 vota – 51.58 %
5. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 651 vota -2.29 %
6. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 54 vota – 0.19%
7. Partia Aleanca Demokracia e Re 14 vota- 0.05%

8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 139 votë-0.49 %
9. Partia Mundësia 705 vota- 2.48 %
10. Partia Socialdemokrate 63 vota- 0.22%

08:49– Qarku Berat/ PS kryeson me 59.33 përqind, ASHM fiton 29.7 përqind. Surprizon Koalicioni ‘Nisma Shqipëria bëhet’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për qarkun e Beratit.

Partia Socialiste udhëheq me 59.33 përqind të votave. Më pas vjen, ASHM me 29.7 përqind.

Suprizues është rezultati i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, që ka marrë 6.57 përqind.

Partia Mundësia ka arritur të marrë 1.77 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Bashkë 1.05 përqind.

08:45- Numërohen 127 nga 405 kuti në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 127 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 12.066 vota, që përbën 40.96% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 10.365 vota, ose 35.19%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 5572 vota (18.92%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 419 vota (1.42%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 139 vota (0.47%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 25 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje edhe më të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 1 votë (0.11%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që ka marrë 9 vota.

08:36– Numërohen 163 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 18.327 vota

Në qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 163 nga 449 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 18.327 vota, që përbën 57.56% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 9.162 vota, ose 28.78%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1881 vota, që përbën 5.91% të totalit, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1198 vota (3.76%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 297 vota (0.93%), dhe Lëvizja Atdheu ka marrë 35 vota (0.11%).

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla, me Partinë Koalicioni Euroatlantik që ka marrë 158 vota (0.50%), Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare me 96 vota (0.30%), dhe Partinë Socialdemokrate me 577 vota (1.81%). Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 32 vota (0.10%), ndërsa Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 77 vota (0.24%).

08:25– Në Elbasan numërohen 159 nga 506 kuti/ PS në krye të renditjes, ndiqet nga PD-ASHM, Shqipëria Bëhet e treta

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 159 nga 508 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 25.346 vota, që përbën 60.93% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 12.130 vota, ose 29.16%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 1316 vota (3.16%) dhe Partinë Mundësia me 902 vota (2.17%). Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 834 vota (2.00%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, ku Lëvizja Bashkë ka marrë 342 vota (0.82%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 99 vota (0.24%), dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 488 vota (1.17%). Lëvizja Atdheu ka marrë 48 vota (0.12 %), ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 69 vota (0.17%), dhe Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 27 vota (0.06%).

08:16– Gjirokastër/ PS renditet e para pas numërimit të 110 QV-ve nga 198, PD siguron rreth 5.800 vota

Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar deri tani 110 nga 198 QV, dhe sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 13.238 vota, që përbën 63.99% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 5.843 vota, ose 28.25 %.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 659 vota (3.19%), Partinë Mundësia me 288 vota (1.39 %), dhe Lëvizjen Bashkë me 193 vota (0.93%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim që kanë marrë 0.15% dhe 0.32% respektivisht. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.13%, ndërsa Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 0.08%.

08:10– Qarku Korçë/ PS kryeson me mbi 55% të votave pas numërimit të 164 kutive, ndjek PD-ASHM me rreth 34.5%

Në qarkun e Korçës, deri tani janë numëruar 164 nga 422 qendrat e votimit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 22.247 vota, që përbën 55.06 % të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndodhet në vendin e dytë me 13.920 vota, ose 34.45 %.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 1506 vota (3.73 %) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 1049 vota (2.60 %). Partia Mundësia ka marrë 850 vota (2.10%).

Lëvizja Bashkë ka siguruar 340 vota (0.84%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 288 vota (0.71%). Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë marrë respektivisht 54 vota (0.13%) dhe 73 vota (0.18%).

Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Demokracia e Re kanë marrë përqindje të vogla, me 0.11 % dhe 0.07% përkatësisht.

Korca
Korca

 

08:01- Qarku Lezhë/ Numërohen 66 kuti nga 245, përmbyset rezultati, kryeson Partia Socialiste

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 27 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 7175 vota, që përbën 44.01% të totalit. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)  7219 vota, ose 44.28%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 881 vota (5.40%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 509 vota (3.12 %).

Lezhe
Lezhe

07:47- Numërohen mbi 26% e kutive të votimit, PS ruan epërsinë, PD-ASHM ndjek me diferencë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 1410 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 186384 vota, që përfaqësojnë 52.75% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 121243 vota, ose 34.31%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta.

07:45- Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike
Përfundon numërimi në Fushë Arrëz.

Gazetari Ermir Mehaj bën me dije se rezultati është si më poshtë:

PD-ASHM 1315 vota
PS 1137
PSD 621

Shqipëria bëhet 25 vota

Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3 vota.

07:33-Numërohen 253 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 47.80%, koalicioni i PD merr mbi 35.14%. Ja si renditen forcat e reja

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 253 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 36511 vota ose 47.80 %.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 26839 vota, që përbëjnë 35.14 %, ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 3756 vota, që përfaqësojnë 4.92 % të totalit të votave.

Capture
Capture

 

07:20 Prej më shumë se 2 orësh procesi i numërimit për votën e diasporës i ndërprerë, ja si ndahen shifrat deri tani

Që nga ora 05:30 është pezulluar procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik, kjo pasi numëruesit kishin nevojë të pushonin.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se procesi pritet të nisë në orën 10:30.
Ndërkohë vota elektronike pritet të bëhet publike dhe të hidhet në faqen e KQZ pas rreth 1 orë e 30 minutash, pra rreth orës 08:30.

Zarfet e Greqisë janë lënë veç dhe do të numërohen veç, gjë që është ankimuar nga PS.
Partia Socialiste ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për numërimin e veçantë të votave të diasporës në Greqi.

Me anë të një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS kërkon shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të KQZ për ndarjen e procesit të numërimit të votës së diasporës në Greqi më vete.

PS argumenton se vendimi i KQZ është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

“Nga ana substanciale, ky akt nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore, konkretisht vendimit nr. 22, datë 20.03.2025 i ndryshuar, të Komisionit Rregullator”, thuhet në letër.

Sipas rezultateve të deritanishme të reflektuara në faqen e KQZ për votën e diasporës, PD-ASHM ka marrë 726, pra 43.95 %; PS 705 vota, pra 42.68 % dhe NISMA-SHB 117, pra 7.08 %.

Capture
Capture

Ora 06:25 Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%. Ja si renditen forcat e reja

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 194 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 28 839 vota ose 49.0 %.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 20,358 vota, që përbëjnë 34.6%, ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 2,875 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,830 vota – 49.0%
Partia Mundësia – 2,875 vota – 4.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,751 vota – 3.0%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 855 vota – 1.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 167 vota – 0.3%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 73 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,358 vota – 34.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,896 vota – 3.2%
Lëvizja Bashkë – 1,665 vota – 2.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 312 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 109 vota – 0.2%

Ora 05:43 Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, PS ruan epërsinë, PD-ASHM ndjek me diferencë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

  • Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%)

  • Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%)

  • Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 413 vota (0.19%)

  • Lëvizja Atdheu me 276 vota (0.12%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 159 vota (0.07%)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

Ora 05:38 FOTO/ Vijon numërimi i votave, Rama poston foton nga oborri i selisë së PS: Çfarë agimi ky sot 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale.

  • foto galeri

“Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka shpërndarë një foto me nuanca të ngjyrës mavi, e cila tregon pamjen e Sheshit Skënderbej nga oborri i selisë së Partisë Socialiste.

Teksa janë numëruar pak më shumë se 10% e votave në rang kombëtar, PS kryeson me mbi 53% të votave totale.

Ora 05:30 Pushim në numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, rifillimi në orën 10:30

Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30

Kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gazetari Renaldo Salianji raportoi se pushimi është bërë për arsye të lodhjes së numëruesve, ndërkohë që pritet që në orarin e caktuar të rinisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga emigrantët.

Ora 04:48 KQZ pranoi kërkesën e PD dhe mënjanoi votat e Greqisë për qarkun Korçë, PS kërkon shfuqizimin e vendimit

Partia Socialiste ka dërguar një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon shfuqizimin e vendimit për pezullimin e numërimit të fletëve të votimit nga Greqia për Qarkun e Korçës dhe vijimin e numërimit të fletëve të tjera për këtë qark.

Sipas PS, ky vendim është i pavlefshëm dhe është marrë në shkelje të ligjit, duke u mbështetur në nenin 124/1, pika 2, i cili, sipas partisë, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

“Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos i dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë”, thotë PS.

KQZ e mori këtë vendim pas bllokimit të procesit të numërimit për këtë qark nga PD, të cilët kërkuan që votat e mbërritura nga Greqia për qarkun e Korçës, nuk duhet të numërohen pasi pretendojnë se ka pasur anomali.

Por PS thotë se nga pikëpamja formale, ky vendim është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përcaktojnë kompetencat e Komisionerit.

“Komisioneri e referon vendimmarrjen e tij në nenin 19, pika 1, shkronja n dhe pika 2. Në analizë të këtyre dispozitave neni 19, pika 1, shkronja n parashikon: Komisioneri ushtron në emër të KQZ- së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it.

Në analizë të kësaj dispozite rezulton se ky akt ka karakter normativ dhe si i tillë, është kompetencë e Komisionit Rregullator, sipas parashikimit të nenit 20 ‘Kompetencat e Rregullatorit. Ndodhur në këto kushte, nuk jemi në zbatim të nenin 19, pika 1, shkronja n kur kompetenca nuk i njihet shprehimisht Rregullatorit ose Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, cka do e detyronte Komisionerin në këtë rast të ushtronte kompetencat në emër të KQZ.

Referuar nenit 20, pika 1, shkronja dh, rezulton se Rregullatori ndër të tjera, ka kompetencë të normojë dhe rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, për procedurat e tyre të votimit dhe specifikisht ato për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin, rregullim të cilin e bën në fakt ky akt.

Pra, sa sipër, rezulton qartë se KSHZ nuk e ka patur në fushën e tij të përgjegjësisë nxjerrjen e një akti të tillë, pasi I mungon kompeteca lëndore sipas dispozatave të Kodit Zgjedhor dhe ka ndërhyrë në fushën e kompetencës së një organi tjetër sic është Komisioni Rregullator në KQZ.

Në titullin e aktit Komisioneri shprehet se vendimmarrja e tij i takon administrimit të zarfit “B”, ndërkohë që administrimi ka ndodhur që në momentin që zarfi “B” futet në kutinë e Votimit nga Jashtë. Kjo vendimmarrje rezulton qartë se lidhet me vlerësimin e zarfit “B”, dhe jo me administrimin e tij”, thuhet në shkresën e PS, që mban firmën e përfgaqësues socialiste në KQZ Elena Xhina.

“Procesi i numërimit ndërpritet me vendim të KANVVJ-së, vetëm për shkaqe që nuk varen nga administrata zgjedhore dhe që pengojnë procesin normal të numërimit. Shkaqet argumentohen në “Librin e Protokollit të Mbledhjeve” të KANVVJ-së, përfshirë dhe vendimin për rifillimin e numërimit.

Nga këqyrja e situatës në vend, rezultoi se procesi i numërimit u ndërpre pa asnjë shkak të arsyeshëm dhe pa asnjë pretendim të bazuar.

Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos I dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë.

Për më tepër, në Udhëzimin sa sipër, parashikohet se kur konstatohet se gabimisht janë hedhur zarfa të jashtëm (zarfi B) të parregullt (mungon zarfi B, zarfi është pa kod unik, zarfi me kod unik të palexueshëm), GNVJ-ja i numëron ato dhe këtë numër e shënon në procesverbalin e GNVJ-së për vlerësimin e dokumentacionit në Kutinë e votimit nga Jashtë.

Ky dokumentacion vendoset në një zarfi të veçantë dhe nuk i nënshtrohet vlerësimit. Pra, jemi në situatë kur zarfi “B” mund të konsiderohet i parregullt, mund të jetë me të meta dhe sërish GNV i numëron ato.

Ndërsa në rastin konkret, zarfat “B” kanë qenë të rregullta dhe vetëm për hir të mungesës së vullnetit të disa numëruesve për t’i numëruar janë kontestuar pa asnjë arsye”, thuhet më tej.

Ora 04:29 Numërohen rreth 10% e të gjithë votave/ PS grumbullon mbi 53% të totalit, PD-ASHM ndjek me 33.61%

Në Shqipëri janë numëruar 591 nga 5,225 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 75,629 vota, që përbën 53.72% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është i dyti me 47,315 vota, ose 33.61%.

Lëvizja Bashkë ka siguruar 1,666 vota (1.18%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5,058 vota (3.59%). Partia Socialdemokrate është gjithashtu përfaqësuar me 5,506 vota (3.91%).

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla, me Lëvizjen Atdheu që ka marrë 180 vota (0.13%), Partinë Koalicioni Euroatlantik me 1,239 vota (0.88%), dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim me 401 vota (0.28%).

Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Aleanca Demokracia e Re kanë marrë 256 dhe 113 vota, përkatësisht, duke përbërë më pak se 1% të totalit. Partia Mundësia ka marrë 3,430 vota, që përbën 2.44% të totalit.

Ora 04:20 Përfundon umërimi i 45 QV-ve në Berat, PS udhëheq me 56.91% kundrejt PD-ASHM me 31.91%

Në qarkun e Beratit janë numëruar 45 nga 275 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 5,931 vota, që përbën 56.91% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është në vendin e dytë me 3,325 vota, ose 31.91%.

Partitë e tjera kanë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 713 vota (6.84%) dhe Partinë Mundësia me 200 vota (1.92%). Lëvizja Bashkë ka marrë 120 vota (1.15%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 41 vota (0.39%).

Partitë me mbështetje më të vogël përfshijnë Lëvizjen Atdheu (16 vota, 0.15%), Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare (26 vota, 0.25%), Partinë Aleanca Demokracia e Re (13 vota, 0.12%) dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim (9 vota, 0.09%). Partia Socialdemokrate ka marrë 27 vota (0.26%).

Ora 04:16 I ati u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion zgjedhor, kandidatja e PSD për News24: Kam qenë në PS prej 12 vitesh, po bëhen presione për…

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili është marrë në ndalim nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

Gjatë një interviste për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën.

Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh.

Bozha u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste për 12 vjet, dhe ndonëse tani është kandidate e PSD-së, beson se ata që janë të pakënaqur me këtë zgjedhje vijnë nga ish-partia e saj, pa dhënë emra të përveçëm.

“Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji,” përfundoi Limonera Bozha, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.

Ora 04:14 Qarku Lezhë/ Numërohen 27 kuti nga 245, PD-ASHM kryeson ndaj PS-së

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 27 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 3,008 vota, që përbën 46.88% të totalit. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është pas, me 2,690 vota, ose 41.92%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 372 vota (5.80%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 152 vota (2.37%). Partitë e tjera kanë marrë përqindje të vogla, me Lëvizjen Bashkë që ka marrë 14 vota (0.22%), Lëvizjen Atdheu me 7 vota (0.11%), dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare me 6 vota (0.09%).

Pjesa tjetër e partive ka siguruar shumë pak mbështetje, me Koalicionin Euroatlantik që ka marrë 85 vota (1.32%), Partinë Mundësia me 81 vota (1.26%), dhe Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim që kanë marrë vetëm 1 votë secila.

Ora 04:06 Qarku Korçë/ PS kryeson me mbi 55% të votave pas numërimit të 76 kutive, ndjek PD-ASHM me 33.75%

Në qarkun e Korçës, deri tani janë numëruar 76 nga 422 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 10,357 vota, që përbën 55.85% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndodhet në vendin e dytë me 6,259 vota, ose 33.75%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 716 vota (3.86%) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 491 vota (2.65%). Partia Mundësia ka marrë 394 vota (2.12%).

Lëvizja Bashkë ka siguruar 146 vota (0.79%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 99 vota (0.53%). Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë marrë respektivisht 27 vota (0.15%) dhe 29 vota (0.16%).

Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Demokracia e Re kanë marrë përqindje të vogla, me 0.09% dhe 0.05% përkatësisht.

Ora 04:02 Gjirokastër/ PS renditet e para pas numërimit të 61 QV-ve nga 198, PD siguron rreth 3700 vota

Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar deri tani 61 nga 198 QV, dhe sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 7,658 vota, që përbën 62.56% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 3,691 vota, ose 30.15%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 359 vota (2.93%), Partinë Mundësia me 157 vota (1.28%), dhe Lëvizjen Bashkë me 113 vota (0.92%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim që kanë marrë 0.19% dhe 0.37% respektivisht. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.10%, ndërsa Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 0.08%.

Ora 03:55 PS kryeson në Fier me 66.47%, PD-ASHM ndjek me 24.97% pas 30 kutive të numëruara

Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 30 nga 587 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) udhëheq me 5,242 vota, që përbën 66.47% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është i dyti me 1,969 vota (24.97%).

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 277 vota (3.51%), ndërsa Partia Mundësia ka siguruar 151 vota (1.91%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 76 vota (0.96%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik ka siguruar 41 vota (0.52%). Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Lëvizja Atdheu ka marrë 8 vota (0.10%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 15 vota (0.19%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim 53 vota (0.67%), dhe Partia Socialdemokrate 51 vota (0.65%). Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 3 vota (0.04%).

Ora 03:47  Numërohen 41 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 4,693 vota

Në qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 41 nga 449 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 4,693 vota, që përbën 58.60% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 2,149 vota, ose 26.83%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 641 vota, që përbën 8.00% të totalit, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 218 vota (2.72%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 59 vota (0.74%), dhe Lëvizja Atdheu ka marrë 14 vota (0.17%).

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla, me Partinë Koalicioni Euroatlantik që ka marrë 22 vota (0.27%), Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare me 28 vota (0.35%), dhe Partinë Socialdemokrate me 168 vota (2.10%). Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 7 vota (0.09%), ndërsa Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 10 vota (0.12%).

Ora 03:47 26 nga 506 QV numërohen në Elbasan/ PS në krye të renditjes, ndiqet nga PD-ASHM, Shqipëria Bëhet e treta Numërohen 41 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 4,693 vota

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 26 nga 508 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 3,702 vota, që përbën 60.41% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 1,780 vota, ose 29.05%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 193 vota (3.15%) dhe Partinë Mundësia me 126 vota (2.06%). Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 147 vota (2.40%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, ku Lëvizja Bashkë ka marrë 52 vota (0.85%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 36 vota (0.59%), dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 67 vota (1.09%). Lëvizja Atdheu ka marrë 6 vota (0.10%), ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 17 vota (0.28%), dhe Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 2 vota (0.03%).

Ora 03:38 Numërohen 20 nga 222 QV të Dibrës, surprizë e PS, socialistët kryesojnë ndaj PD-ASHM

Në qarkun e Dibrës, janë numëruar deri tani 20 nga 222 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) udhëheq me 3,023 vota, që përbën 60.90% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 1,788 vota, ose 36.02%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 42 vota (0.85%) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 41 vota (0.83%). Lëvizja Bashkë ka marrë 18 vota (0.36%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 30 vota (0.60%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje shumë të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare që kanë marrë 0.02% dhe 0.06% përkatësisht.

Ora 03:30 Numërohen 20 QV në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 20 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 1,539 vota, që përbën 41.08% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 1,263 vota, ose 33.72%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 785 vota (20.96%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 58 vota (1.55%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 18 vota (0.48%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 3 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje edhe më të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 1 votë (0.03%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që nuk ka marrë asnjë votë.

Ora 03:16 Numërohen mbi 300 Qendra Votimi nga 5225, ja si renditen forcat politike

Në Shqipëri, deri tani janë numëruar 301 nga 5225 qendra votimi.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë udhëheq me 36,917 vota, që përbën 53.91% të totalit. Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 23,411 vota, ose 34.19%.

Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 2,351 vota (3.43%) dhe Partinë Socialdemokrate me 2,552 vota (3.73%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 771 vota (1.13%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1,486 vota (2.17%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje më të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare që kanë marrë vetëm 0.13% dhe 0.18% përkatësisht.

Ora 03:05 Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të SPAK për korrupsion

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.

Ora 02:45 Numërohen 219 Qendra Votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin, ndërsa deri në mesditën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm me 26,055 vota, që përbëjnë 53.46% të totalit të deritanishëm.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%.

Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë:

  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1,576 vota (3.23%)

  • Partia Mundësia – 1,022 vota (2.10%)

  • Lëvizja Bashkë – 519 vota (1.06%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 360 vota (0.74%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 120 vota (0.25%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 85 vota (0.17%)

  • Lëvizja Atdheu – 61 vota (0.13%)

  • Aleanca Demokracia e Re – 32 vota (0.07%)

Ora 02:27 Numërimi në qarkun Durrës/ PS kryeson me 68% pas 5 kutive të para, PD-ASHM merr 26.9 % 

Në qarkun e Durrësit, pas numërimit të 5 kutive të para nga 493 gjithsej, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme duke siguruar 685 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 271 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse ne zgjedhje

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 271 vota-26.9 %
2. Lëvizja Bashkë 7 vota- 0.7 %
3. Lëvizja Atdheu 2 vota – 0.2%
4. Partia Koalicioni Euroatlantik 7 vota – 1.7 %
Partia Socialiste e Shqipërisë 685 vota – 68 %
5. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota -1.6 %
6. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0 vota
7. Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota
8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë-0.1 %
9. Partia Mundësia 17-17 %
10. Partia Socialdemokrate 2 vota

Ora 02:24 “Grupet kriminale intimiduan zgjedhësit”, Vokshi për News24: Në Vorë nuk pati zgjedhje, situata më e rëndë që kam parë në 30 vite

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, ka reaguar me tone të forta lidhur me zhvillimet e ditës së zgjedhjeve në bashkinë e Vorës. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë nga studiot e News24, ndërsa vijon numërimi i votave, Vokshi deklaroi se procesi atje ka qenë i manipuluar dhe i shoqëruar nga presion kriminal.

“Kam qenë e pranishme në Vorë dhe situata ishte dramatike. Janë instaluar grupe kriminale, persona me precedentë penalë dhe e gjithë administrata e bashkisë ka qenë në funksion të intimidimit të votuesve,” tha Vokshi.

Sipas saj, në të gjitha qendrat e votimit kanë vepruar persona të lidhur me botën e krimit, të cilët kanë ushtruar presion dhe frikësim ndaj qytetarëve. “Nuk mund të konsiderohen zgjedhje. Si Vorën, nuk e kam parë asnjëherë situatën në 30 vite,” u shpreh ajo.

Vokshi bëri të ditur se ka depozituar më herët në SPAK një kallëzim penal për personat që, sipas saj, dirigjonin operacionin e manipulimit të votës në Vorë. “10 ditë më parë kam kallëzuar këta individë dhe sot ata ishin në qendrat e votimit. Kam dhënë të gjithë informacionin për ta,” përfundoi ajo.

Ora 01:59 Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 119 Qendra Votimi, PS kryeson me 53.74%, ndiqet nga PD-ASHM me 35.22%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit së 12 majit, janë numëruar 119 qendra votimi nga gjithsej 5225 në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 13,402 vota, që përbëjnë 53.74% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 8,782 vota, ose 35.22%.

Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:

  • Lëvizja Bashkë: 262 vota (1.05%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 714 vota (2.86%)

  • Partia Mundësia: 448 vota (1.80%)

  • Partia Socialdemokrate: 1032 vota (4.14%)

  • Koalicioni Euroatlantik: 170 vota (0.68%)

  • Lëvizja Atdheu: 35 vota (0.14%)

  • Aleanca Kombëtare Shqiptare: 35 vota (0.14%)

  • Aleanca Demokracia e Re: 17 vota (0.07%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 40 vota (0.16%)

Ora 01:54 Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS 

Ka nisur edhe procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, ku edhe është numëruar kutia e parë, nga 245 në total.

PD-ASHM është në avantazh me 95 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 76 vota. 

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje:

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 95 vota-50.26 %
  2. Lëvizja Bashkë 0 vota
  3. Lëvizja Atdheu 0 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik 1 votë-0.53 %
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë 76 vota – 40.21 %
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota -8.47 %
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0 vota  
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota 
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0 vota 
  10. Partia Mundësia 1 votë -0.53 %
  11. Partia Socialdemokrate 0 votë

Ora 01:42 Kukës/ Hapet kutia e parë e votave të diasporës, PD kryeson bindshëm ndaj PS

Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora.

Është hapur kutia e parë e votave të emigrantëve, ku Partia Demokratike ka siguruar 196 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 52 vota, duke krijuar një diferencë prej 144 votash në favor të PD-së.

Deri më tani janë numëruar 9 kuti nga gjithsej 139 në këtë qark. Sipas të dhënave të deritanishme, PD kryeson me 1131 vota, ndërsa PS ka grumbulluar 792 vota. Nga ana tjetër, Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm 13 vota.

Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar.

Ora 01:31 “Numërimi duhet të ecë përpara”, Lapaj për News24: Procesi nuk ishte as më i keqi, as më i miri, duhet të goditet fort…

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 nga Parku Olimpik i Tiranës, ku po vijon numërimi i votave, foli mbi situatën e procesit zgjedhor dhe çështjen e votave të diasporës.

Lapaj theksoi rëndësinë që procesi të mos bllokohet:
“E rëndësishme është të ecë procesi përpara. Ato vota do të numërohen gjithsesi. Në Greqi ka pasur probleme me postën dhe, me sa di unë, standardi nuk ka qenë si në vendet e tjera,” tha ai.

Sipas Lapajt, votat e ardhura nga Greqia janë ndarë dhe do të vijohet me numërimin e pjesës tjetër të votës së diasporës. Ai shtoi se do të shprehen për këtë proces në përputhje me kufizimet ligjore.

Duke folur më gjerësisht për klimën zgjedhore, Lapaj u shpreh: “Procesi nuk ishte as më i keqi, as më i miri. Por gangrena e krimit është një realitet i vërtetë në shoqërinë tonë dhe duhet të goditet fort.”

Ora 01:24 KQZ merr vendimin, i hap rrugën numërimit të votës së diasporës veç Greqisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit, duke lënë për momentin mënjanë zarfit e ardhura nga Greqia.

  • foto galeri

Ky vendim synon të zhbllokojë procesin pas kontestimeve të Partisë Demokratike dhe pritet që për zarfet nga Greqia të merret një vendimmarrje e veçantë në një moment të dytë.

Ora 00:58 Librazhd/ PS fiton bindshëm në kutinë e parë me 73% të votave

Ka nisur procesi i numërimit në Librazhd, ku është hapur kutia e parë me 368 votues të regjistruar. Rezultatet e para tregojnë një fitore të thellë për Partinë Socialiste, e cila ka marrë 269 vota, që përfaqësojnë 73% të totalit.

Partia Demokratike ka siguruar 65 vota.

Ora 00:53 Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Në qarkun e Tiranës është hapur kutia e parë e votimit dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh për Partinë Demokratike.

Sipas të dhënave, PD ka siguruar 123 vota, që përfaqësojnë 45.39% të totalit, ndërsa Partia Socialiste renditet e dyta me 91 vota ose 33.58%.

Ndërkohë, vota kanë marrë edhe Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, si dhe Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, me drejtues Adriatik Lapaj.

  • foto galeri

Ora 00:39 Gjirokastër/ Numërohen 8 nga 198 qendra votimi, PS në avantazh

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar deri tani 8 nga gjithsej 198 qendra votimi. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 862 vota, që përfaqësojnë 67.55% të votave të numëruara.

Partitë e tjera kanë marrë rezultatet si më poshtë:

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 310 vota (24.29%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 36 vota (2.82%)

  • Partia Mundësia: 19 vota (1.49%)

  • Partia Socialdemokrate: 8 vota (0.63%)

Ora 00:33 Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake të Pustecit, ku janë numëruar gjithsej tetë kuti votimi. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Demokratike.

Ja rezultati i plotë për çdo kuti:

Kutia 1: PS – 130 vota | PD – 52 vota

Kutia 2: PS – 150 vota | PD – 118 vota

Kutia 3: PS – 134 vota | PD – 35 vota

Kutia 4: PS – 99 vota | PD – 33 vota

Kutia 5: PS – 182 vota | PD – 77 vota

Kutia 6: PS – 153 vota | PD – 44 vota

Kutia 7: PS – 57 vota | PD – 44 vota

Kutia 8: PS – 147 vota | PD – 57 vota

Totali për Pustecin:

PS: 1,052 vota

PD: 460 vota

Partia Socialiste ka siguruar një avantazh të thellë në këtë zonë, duke marrë mbi 69% të votave të vlefshme të numëruara.

Ora 00:29 Numërohet kutia e parë në Berat, PD merr 52.5% të votave, PS merr 43%

Është numëruar kutia e parë nga gjithsej 275 në Qarkun e Beratit.

Sipas rezultateve paraprake, koalicioni PD-ASHM ka marrë 36 vota, që përbëjnë 52.52% të totalit, ndërsa PS ka siguruar 60 vota, ose 43.17%. Edhe forca të tjera politike kanë arritur të sigurojnë vota në këtë kuti.

Ora 00:18 Numërohet kutia e parë në Kukës, PS merr 45.2% të votave, PD “kokë më kokë” me PSD

është numëruar kutia e parë në Qarkun e Kukësit nga 139 në total.

PS ka marrë 76 vota, ose 45.2%.

PD-ASHM ka siguruar 48 vota ose 28.57% dhe PSD numëron 43 vota ose 25.6%.

Screenshot 21
Screenshot 21

Ora 23:40 Numërohen katër kutitë e para në Devoll

Rezultatet:

124 – PS
97 – PD

130-PS
134 – PD

160 – PS
135 – PD

169-PS
92-PD

Pas katër kutive

PS – 583 vota
PD – 458 vota

Ora 23:34 – Diaspora/ Konteston Partia Demokratike, ndalon numërimi i votave të ardhura nga Greqia

Është ndaluar numërimi i votave të Diasporës të ardhura nga Greqia. Pasi janë hapur zarfet, Partia Demokratike ka kontestuar procesin dhe për për momentin është ndalur ky numërim.

Siç raporton nga Parku Olimpik gazetari i News24, Renaldo Salianji, këtë kontestim PD e ka paraqitur edhe pranë KQZ-së. Kujtojmë se këtë proces e ka ndjekur edhe vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Nuk dihet ende se si do të veprohet me votat e ardhura nga Greqia, me PD-në që ka ditë që ka shprehur shqetësimin me votat e ardhur nga ky vend.

Ora 23:01Ç’po ndodh në Kamëz? Një tjetër kuti e pavlefshme, vullneti i votuesve nuk do të numërohet

Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet.

Kutia me numër 1567/1 i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull.

Ora 22:30 – Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora, i pranishëm edhe Celibashi dhe përfaqësuesit e partive politike

Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.

Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.

Siç raporton gazetari i News24, Renaldo Salianji, i pranishëm në këtë numërim, që mund të cilësohet historik, është edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, prezentë janë edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së.

Ora 22:15 – Kamëz/ Një kuti e Bathores e pavlefshme, ishte i dëmtuar kapaku

Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.

Siç raporton gazetarja e News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte vulosur sipas procedurave dhe ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme.

Kjo pasi disa fletë ishin jashtë kutisë, ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre. Edhe dy kuti të materilave zgjedhore kanë qenë të dëmtuara, por kutitë e tyre do të numërohen, pasi janë të vulosura.

Ora 22:10- Numërohen 3 kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ Ja rezultati PS-PD në bashkinë më të vogël të qarkut Korçë

Ka përfunduar numërimi i votave në 3 kutitë e para për bashkinë e Pustecit, e para që ka nisur këtë proces pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00.

Sic raporton gazetarja e News24, Lorena Kodra, në kutinë e parë rezultati është 130 për Ps dhe 52 për PD; në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD dhe në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD, dukë theksuar avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD. Numërimi vijon.

Ora 21:10 – Pogradec/ Fillon numërimi në Pustec, Bashkia më e vogël e qarkut e cila nxjerr rezultatet e para

Ora 21:00 siguron rezultatin e numërimit elektronik në 6 qendra votimi të Bashkisë së Vorës 

siguron rezultatin nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, nga 44 qendra votimi që u zhvillua votim dhe numërim elektronik.

Në 4 qendra votimi të Vorës kryeson koalicioni opozitar.

PD-ASHM kanë siguruar 522 vota.

Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota.

PD-ASHM janë në avantazh të ngushtë prej 21 votash kur pritet të dalë edhe rezultati i 38 QV të Vorës.

Qendra e votimit: 2037

PD-ASHM – 111

PS – 87

Qendra e Votimit: 2038

PD-ASHM – 106

PS – 74

Qendra e Votimit: 2038/01

PD-ASHM – 129 vota

PS – 68 vota

Qendra e Votimit: 1558

PD-ASHM – 42 vota

PS – 124 vota

Qendra e Votimit: 1301

PD-ASHM – 35 vota
PS – 85 vota

Qendra e Votimit: 2037.01

PD-ASHM – 99 vota

PS – 63 vota

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook