Zgjedhjet e 11 Majit/  Numërohen mbi 3 mijë QV, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Fdsgdsfgfdsg
Fdsgdsfgfdsg

Sipas të dhënave më të fundit:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 271,806 vota, ose 34.04%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj, ka marrë deri tani 27,740 vota (3.47%).

Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 29,831 vota (3.74%), ndërsa Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka marrë 22,394 vota (2.80%).

Ndërkohë, partitë e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku bie në sy Lëvizja Bashkë me 1.32%, Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 1.18%, dhe forca të tjera që nuk e kalojnë pragun 1%.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook