Në Qarkun e Tiranës po numërohen 350 kutitë e fundit. Deri tani janë numëruar 938 kuti nga 1282 që janë në total.
PS ka marrë në qarkun më të madh të vendit 153 762 vota ose 48.1%. Socialistët kanë siguruar 19 mandate, 1 më më shumë se 4 vite më parë.
Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 111 689 vota ose 34.9%.
Në Qarkun e Tiranës, forcë e tretë politike renditet “Mundësia” e Agron Shehajt me 15 921 vota ose 5%. “Mundësia” ka siguruar deri tani një mandat në Tiranë, por “lufton” për të dytin i cili do të rrezikonte t’i hiqte PD-së të 14-in.
Më pas vijnë partitë e tjera si PSD me 3.4% dhe Nisma-Shqipëria Bëhet 3.1% të cilat kanë siguruar tanimë nga një mandat apo dhe Koalicioni Euroatlantik me 1.8%, pa përfaqësim në Kuvend.

()