Po shkon drejt përfundimit procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste kryeson me një diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera. Sipas raportimit live për News 24 nga gazetarja Lorena Kodra, deri më tani janë numëruar 421 nga 422 kutitë e votimit, ndërsa kutia e fundit po numërohen në KZAZ e Maliqit.
Në qytetin e Korçës, PS ka marrë 20.129 vota, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 13.628 vota. Më pas vijnë: “Shqipëria Bëhet” me 1717 vota, “Mundësia” me 882 vota dhe PSD me 835 vota. PS kryeson edhe në bashkitë e tjera të qarkut, përfshirë Pogradecin dhe Maliqin, ku procesi i numërimit është drejt përfundimit. Pritet të nisë numërimi i votave për kandidatët individualë në të gjitha bashkitë.
Në Korçë, nga kandidatët e PS-së më të votuarit janë Ilirjan Pendavinji dhe Eni Zake. Nga radhët e PD-së, më shumë vota kanë marrë Elton Çançani dhe Kristjano Koçibelli.
Lorena Kodra: Në qarkun e Korçës janë numëruar 420 nga 422 kuti në total. Kutitë e fundit janë duke u numëruar në KZAZ e Maliqit. Mbrëmë është mbyllur edhe KZAZ e fundit e Bashkisë së Korçës. Në Korçë, rezulton se kryeson PS me 20.129 vota, ndjekur nga PD me 13.628 vota. Shqipëria bëhet ka marrë 1717 vota, Mundësia 882 dhe PSD me 835 vota. Në Maliq janë dy kutitë e fundit që po numërohen. PS kryeson edhe në këtë bashki. Edhe Pogradeci gjatë mbrëmjes së djeshme ka përfunduar procesin e numërimit, ku kryeson PS. Pritet që në KZAZ e Korçës të numërohet vota e kandidatëve, edhe në bashkitë e tjera pritet të nisë numërimi për kandidatët. Në Korçë, më tepër vota në PS ka marrë Ilirjan Pendavinji, Eni Zake. Nga PD, ka marrë më tepër vota Elton Çançani, Kristjano Koçibelli.