Rinis rinumërimi i votave së diasporës tek Parku Olimpik! Pritet një proces i gjatë…

Ka rinisur sot procesi i rinumërimit të votave të ardhura nga diaspora, një procedurë e gjatë dhe e ndërlikuar që po zhvillohet nën mbikëqyrje të rreptë. Gazetari i News24, Ergys Gjencaj, raportoi se numëruesit janë rikthyer në tavolinat e tyre dhe po vijojnë me hapjen e zarfeve dhe verifikimin e fletëve të votimit.

Gjencaj thekson se procesi po ecën me ritme të ngadalta për shkak të lodhjes së numëruesve dhe ndërprerjeve të herëpashershme. Deri më tani, as gjysma e votave të diasporës nuk janë përpunuar, ndërkohë që pritet që edhe votat nga Greqia të kërkojnë kohë të konsiderueshme për t’u përfunduar.

Ergys Gjencaj: Ka rinisur procesi i rinumërimit të votës së diasporës. Numëruesit janë vendosur në tavolinat e numërimit.  Ky është një proces i gjatë, pasi çdo numërim vote merr një kohë të caktuar. Pasi përpos fletës së votimit, duhen hapur edhe zarfet. Ka pasur edhe ndërprerje të numërimit të votave, për shkak të lodhjes së numëruesve. As gjysma e fletëve të votimit të diasporës nuk janë vlerësuar. Procesi i votës së Greqisë dhe diasporës në tërësi do të dojë kohë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook