Berisha: Këto zgjedhjet më të grabitura në histori! Blerja më e fuqishme e votës e ndodhur ndonjëherë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, të cilat deri më tani janë në favor të Partisë Socialiste. Në një deklaratë përpara gazetarëve, Berisha i cilësoi këto zgjedhje si më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar për përfshirje masive të bandave kriminale dhe blerje votash.

Sipas tij, grupet kriminale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në disa qarqe, përfshirë Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Mallakastrën, ku kanë mbështetur kandidatë të veçantë për deputetë. Ai shtoi se zgjedhjet janë karakterizuar nga “blerja publike më masive e votës” në historinë e vendit, duke përmendur shpërndarjen e zarfeve me 100 euro.

Sali Berisha: Zgjedhjet janë më të grabitura, më të dhunuara në Shqipërinë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues së tyre në parlament sa në këtë Kuvend. Në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Dyrmishi, tjetër ky e tjetër ai. Jo më pak në Elbasan, Fier, Mallakastër. Zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë dhënë zarfe me 100 euro.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook