Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Orlando Rakipi

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike. Gazetari Klement Baci, në një lidhje live për News 24, raportoi se deri tani në radhët e PD-së më shumë vota kanë marrë Lorenca Hoxha me 257 vota, pasuar nga Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari dhe Lisandër Hoxha.

Ndërkohë, në kampin e PS-së prin Orlando Rakipi me 349 vota, duke lënë pas emra të njohur si Pandeli Majko dhe Blendi Gonxhja, të cilët gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në orët në vijim.

Kelmend Baçi: KZAZ 44 këtu në Rrogozhinë ka fituar PS me 1.200 vota më tepër. Procesi i numërimit për votat e kandidatët ka filluar në orën 11.00. Deri tani, në PD ka marrë më shumë vota Lorenca Hoxha me 257 vota, dhe Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari, Lisandër Hoxha. Në PS, me më shumë vota është Orlando Rakipi me 349 vota, kanë marrë shumë vota edhe Pandeli Majko, Blendi Gonxhja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook