Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria do të zhvillohen pasditen e së dielës në orën 18:00.
Ky ishte vendimi zyrtar i marrë nga Liga e Serisë A, ku do të vendoset gjithçka për titullin kampion të dielën e 22 majit.
Seria Aështë programuar të luhet në tre ditë me ditën e premte që do të zhvillohet Torino-Roma në orën 20:45, përshkak se skuadra e Zhoze Murinjos do të përgatitet për të luajtur në finalen e Ligës së Konferencës në “AIR Albania” më 25 maj ndaj Fejnordit.
Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshje, Lacio-Verona, Fiorentina-Juventus, Atalanta-Empoli dhe Xhenoa-Bolonja.
Të dielën do të luhen 5 ndeshje, ku do të hapet me ndeshjen Specia-Napoli në orën 12:30.
Vazhdon më pas në orën 18:00, me duelet për titull, ku Milanit i mjafton vetëm një pikë ndaj Sasuolos, por Interi do të besojë deri në fund dhe me duelet e mbijetesës në orën 21:00, Venecia-Kaljari dhe Salernitana-Udineze.
AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË FUNDIT TË SERISË A –
20/05/2022 – E Premte, ora 20:45: Torino-Roma
21/05/2022 – E Shtunë, ora 17:15: Xhenoa-Bolonja
21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Lacio-Verona
21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Fiorentina-Juventus
21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Atalanta-Empoli
22/05/2022 – E Dielë, ora 12:30: Specia-Napoli
22/05/2022 – E Dielë, ora 18:00: Sasuolo-Milan
22/05/2022 – E Dielë, ora 18:00: Inter-Sampdoria
22/05/2022 – E Dielë, ora 21:00: Venecia-Kaljari
22/05/2022 – E Dielë, ora 21:00: Salernitana-Udineze
– Arena e Lajmit

Loading…