Video/ A do të negociojë edhe me grupin e Berishës? Balla i vendos ‘vijën e kuqe’ dhe tregon ambiciet e PS: Do synojmë më shumë se 3/5 e votave për presidentin

82e4f4ba C9e3 4bbc 8414 32903319db09

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur gatishmërinë që Presidenti i ri të zgjidhet me më shumë se 3/5 të votave.

Ai ka thënë në një prononcim për mediat se synojnë të zgjedhin një President me konsensus të gjerë.

“Deri nesër do të marrim kohën e nevojshme për të propozuar raundin e katërt. Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe ai përfundimtari në zgjedhjen e Presidentit. Nesër do të kemi komunikim tjetër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë që të marrë më shumë se 3/5 të votave. Do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt.

Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare për të siguruar mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që Presidenti i Republikës edhe në raundin e katërt të zgjidhet me mbi 84 vota. Gatishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin apo kandidaten për President”, tha Balla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×