Cruz Beckham guxon në ‘Javën e Modës në Paris’, shfaqet me një varse me gjethe kanabisi

cruz-beckham-varse-marihuane

Ai është i njohur për zgjedhjet e tij të guximshme në veshje.

Dhe Cruz Beckham ia doli edhe një herë, teksa u ul në rreshtin e parë të shfaqjes’ Kenzo Menswear Pranverë-Verë 2023′ për ‘Javën e Modës në Paris’ të dielën. 17-vjeçari kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollce dhe të verdhë, mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse me brez.

Djali i David dhe Victoria Beckham gjithashtu kishte një varse në formë kanabisi rreth qafës së tij. Varsja ishte me rruaza dhe një gjethe kanabisi që dukej se i bënte një homazh babait të tij me stilin e viteve ’90.

Ai po ashtu mbante edhe një palë vathë të vegjël kryq teksa mbante një palë syze dielli ngjyrë kafe. Cruz u ul përkrah djalit të Will Smith, Jaden, dhe çiftit të famshëm Justin Timberlake dhe Jessica Biel.

Jaden, 23 vjeç, zgjodhi një kostum me stampa gri të errët, që e kombinoi me një këmishë blu dhe kravatë. Jessica u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa shfaqte barkun e saj të tonifikuar me një crop-top të zi dhe xhaketë sportive të hapur.

Ylli ishte me bashkëshortin e saj Justin, i cili kishte një xhaketë jeshile dhe një palë pantallona të shkurtra krem. Këngëtari ka veshur edhe një këmishë xhins blu.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×