
Policia e Fierit ka vënë në pranga 38-vjeçarin H.K., pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Sipas policisë 38-vjeçari ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit ku ishte i punësuar.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe një 44 vjeçar me inicialet B.B.., pasi ka dhunuar djalin e tij të mitur.
Fier-Informacion-
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, u kap dhe u vu në pranga një shtetas që vodhi xhiron ditore në karburantin në të cilin ishte i punësuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i punësuar.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Arena e Lajmit